Civili me “Perspektiva 2018” edhe sot

Në ngjarjen tërëditore “ Perspektiva 2018 që u mbajt më 22 dhjetor, morën pjesë rreth njëzet persona publikë, profesorë dhe aktiviste she aktivistë të shquar. Ekipi i Civilit lajmëroi se do t’i vazhdojë aktivitetet edhe sot, të hënën, 25 dhjetor, në hotelin City Park, nga ora 9 deri 17.

Aktivitetet  do të fillojnë me mbledhjen e kolegjiumit të redaksisë CIVIL Media, ndërsa menjëherë pas, trupi koordinues i organizatës do të vazhdojë edhe me një ditë dinamike, eksperimentale të organizatës. Gjatë tërë ditës do të mbahen brifingje dhe mbledhje në tema të ndryshme lidhur me projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”, si dhe me aktivitete tjera siç është programi “Civica Mobilitas” dhe projektet “Objektivi qytetar” dhe “ Kuptim dhe mbrojtje”.

Ekipi i Civilit edhe sot do të jetë në dispozicion të përgjigjet në pyetje që kanë të bëjnë me projektet, raportet dhe qëndrimet e organizatës, dhe që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe lirive të mediave, të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtësinë sociale, ekologjinë, procesin zgjedhor dhe transformimin demokratik të shoqërisë.

Në evenimentin, Civili ftoi persona të shquar publikë, ekspertë dhe aktivistë me të cilët do të mbajë takime pune dhe do të bisedojë për perspektivat e Maqedonisë në vitin 2018. Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të informohen dhe të marrin deklarata për të gjitha temat që janë në kornizat e punës së Civilit. Si çdo ditë tjetër, qytetaret dhe qytetarët të cilët dëshirojnë të ndajnë informata ose të dëshmojnë për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta bëjnë këtë gjatë tërë ditës, kësaj here në hotelin City Park, i cili gjendet në parkingun te Komuna Qendër.

Të ftuar janë edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare me të cilat Civili ka bashkëpunim dhe partneritet, por edhe ata që dëshirojnë një bashkëpunim të tillë dhe të fillojë në vitin 2018.

Në ngjarjen do të jenë në dispozicion edhe kopje nga botimet e Civilit në formë të shtypur dhe DVD. Qytetaret dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësinë të njihen me të gjitha aktivitetet e organizatës dhe me mundësitë për angazhim në projektet. Hashtagu i evenimentit është #Perspektiva2018.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian