Seminar i cili nuk lëshohet!

Gazetaret dhe gazetarët qytetar janë bartës të gazetarisë e cila lajmëron pa frikë dhe pa shërbime. Ata të cilët dëshirojnë të dinë se si të mençurit dhe guximtarët mund të jenë të suksesshëm dhe të dukshëm, duhet të paraqiten KËTU në seminarin rajonal për gazetari qytetare që e organizon CIVIL – Qendra për liri. Seminari do të mbahet në Shtëpinë për të rinj – Shtip, më 12 maj 2018 (e shtunë) prej ora 11 deri në ora 16:30.

Të drejtë pjesëmarrje në seminarin kanë të gjithë qytetaret dhe qytetarët e moshës madhore nga komuna e Shtipit, Probishtipit, Radovishit, Vinicës, Koçanit, Çeshinovë-Obleshevë, Karbincit. Kjo thirrje është pjesë nga projekti Objektivi Qytetar dhe është pjesë nga seria e re e seminareve për trajnim të gazetareve dhe gazetarëve qytetar nëpër tërë shtetin.

Paraqituni KËTU online ose dërgoni të dhëna bazike për ju në civil.macedonia@gmail.com. Të interesuarit janë të thirrur, në komunikim me CIVILin, në më së shumti 10 rreshta, shkurtimisht t’i përshkruajnë aftësitë e tyre dhe të shprehin gatishmëri për pjesëmarrje në seminarin edhe në aktivitetet e mëtutjeshme të CIVILit.

Të interesuarit janë të thirrur të mbeten në prekje me përmbajtjet lidhura me projektin dhe ta pëlqejnë Fejsbuk faqen Gazetar qytetarë në Maqedoni.

Objektivi Qytetar është projekt në të cilin kombinohen hulumtimi, aktivitetet mediale dhe aktivizmi, që janë bazë për vëzhgim afatgjatë të gjendjeve të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa posaçërisht në praktikimin e pushtetit. Ky projekt tani më tre vite i nxit dhe zhvillon gazetarinë qytetare dhe lirinë e shprehjes.

Qëllimi themelor i projektit Objektiv Qytetar është të kontribuoj ndaj proceseve më transparente dhe të përgjegjshme politike, të forcohet vetëdija publike politikat dhe praksat të lidhura me të drejtat e njeriut, e drejta e votimit dhe proceset politike dhe të alarmohet opinioni vendas dhe ndërkombëtarë për praksat mashtruese në proceset zgjedhore dhe në përgjithësi.

Qëllimi i projektit është të identifikohen dhe zbardhen rastet e shkeljes së drejtës së votimit nëpër aktivitet interaktiv dhe dinamik, që do t’i përfshij aktivistët për të drejtat e njeriut, mediat dhe publiku i përgjithshëm, me grumbullim të materialit fotografik, video, audio dhe i shkruar, që do të shërbej si bazë për vëzhgim të mëtutjeshëm, analizë dhe lajmërim për procesin zgjedhor.

CIVIL së fundi e publikoi publikimin e dytë “Ne jemi mediat!” që është resurs i shkëlqyeshëm për qytetaret dhe qytetarët aktiv të interesuar për gazetari qytetare.

Projekti është i mbështetur nga fondacioni National Endowment for Democracy.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English