Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit!

Ne, CIVIL – Qendra për Liri, të tmerruar dhe me revoltë të skajshme, e dënojmë ashpër sistemin i cili shkatërron jeta fëmijësh! Dhe, kërkojmë nga Prokuroria Themelore të ngrit procedura, menjëherë, sot! Kërkojmë rezultate të dukshme në afat orësh, e jo ditësh, e së paku vitesh! Besojmë se në këtë moment flasim në emër të të gjithë qytetare(ë)ve të ndërgjegjshëm, prindërve, fëmijëve...

Tmerri nëpër të cilin kalojnë fëmijët në sistemin jonjerëzor të institucioneve të cilat janë të obliguara për kujdesin e fëmijëve, rritjen, arsimin dhe mirëqenien, i kaloi kufijtë me rastin e fundit me përdhunimin dhe prostituimin e fëmijës 12 vjeçe!

Mendjet e sëmura të individëve të punësuar në ato institucione, kanë shkatërruar jeta të tëra dhe kjo ndodh me vite, nëse jo edhe me dekada. Maniakë dhe keqbërës jetojnë të fshehur në zyrat e errëta të sistemit!

Ata, që sot duhet të arrestohen dhe të dalin para gjyqit. Për ata që do të dëshmohet se janë maniakë të sëmurë dhe dhunues seksualë, menjëherë duhet të vendosen në institucione përkatëse ( të mbyllura). Ata për të cilët do të dëshmohet se me vetëdije kanë vepruar dëmshëm ose nuk i kanë kryer detyrat e tyre të punës, të sanksionohen ashpër, me dënimet më të larta për keqpërdorim kriminel të pozitës zyrtare.

Ata që kanë përdhunuar fëmijë dhe e kanë prostituuar, menjëherë të ballafaqohen me fuqinë e plotë të drejtësisë! Nuk ka asgjë më qartë se kjo! Ata që kanë heshtur dhe fshehur, ata që kanë qenë të lidhur me rrjetin e organizuar kriminel të tregtisë me trupat, dinjitetin, dhe jetët e fëmijëve, të sanksionohen barabartë ashpër dhe pa kompromis, sipas ligjeve! Nuk është e mundur të ndodh ky horor, pa strukturë të organizuar kriminele dhe pa heshtjen kriminele nga të gjithë të punësuarit në institucionet.

Të gjithë keni përgjegjësi dhe jeni mizorë, dhe të denjë vetëm për përbuzje!

Filloni me shërimin e sistemit ose ndërpritni të merrni tatime dhe dënime!

Ne, CIVIL – Qendra për Liri, për opinionin dhe të gjithë ata të cilët kanë një grimë njerëzi dhe dinjitet, kërkojmë drejtësi, tani, dhe këtu! Asgjë përveç drejtësisë!

“Projekte”, “marrëveshje”, “standarde”, “programe”, “hulumtime”, “statistika”...Këto janë vetëm arsyetime dhe mashtrime, dhe me një fjalë – fshehje e sistemit keqbërës. Organizata joqeveritare, ndaloni me mashtrime dhe kërkim të parave mbi shpinën e fëmijëve dhe vuajtjeve të tyre! Gazetare dhe gazetarë, ndaloni me informata dhe shtrembërime të fakteve, nga përtacia ose për arsye se keni kujt t’i lajthiteni! Të gjithë ju, ndaloni me shprehjen e mbuluar të urrejtjes dhe diskriminimin të cilat rrezatojnë nga shprehjet tuaja siç janë “popullata”, “mentalitet”, “shtresa” dhe shprehje dhe floskula të ngjashme gjoja korrekte!

Me tërë respektin ndaj të gjitha projekteve të cilat Ministria për punë dhe çështje sociale ka ndërmend t’i realizojë në vitet e ardhshme, ky rast, si dhe të gjitha rastet për të cilat kuptuam gjatë ditëve të

kaluara, duhet urgjentisht të zbardhen. Viktimat të vendosen në vend të sigurt dhe të kenë mbështetje, kujdes dhe trajtim 24 orësh.

Mbrojtja e kësaj Ministrie nuk guxon të ndalet aty se vajza nuk është e përdhunuar nga të punësuar në institucionet. Vajza është e përdhunuar dhe e prostituuar nën mburojë të sistemit. E marrë nga prindërit për shkak të kërkimit lëmoshë, që të eksploatohet seksualisht?

Partitë politike dhe organizatat e tyre ( si Bashkimi i grave të VMRO-DPMNE) të ndalen me kërkimin e përgjegjësisë në vende të gabuara, sepse ky fëmijë “është” trajtuar në kohën e tyre. Kumtesat le ti drejtojnë nga vetja dhe përgjegjësit të cilët e kanë udhëhequr sistemin si pjesë e kuadrove të tyre partiake! Të turpshme janë tentimet e tyre për përfitimin e pikave politike mbi shpinën e kësaj vogëlusheje!

Përfaqësuesi joqeveritar në emisionin debutues në TV Telma, pasi që në mënyrë maestrale e karakterizoi 25 majin dhe Ranka Milanoviq si qendra rekrutuese për prostituim të të miturve, u lëvdua se këtë e ka të njohur kohë më parë. Edhe?!

Pasi që është vërtetuar se pas marrjes së të drejtës prindërore për shkak të kërkimit lëmoshë, nuk është zgjidhur problemi ( deklaratë e Ministres Milla Carovska) edhe kjo praktikë është larguar pas vitit 2001, pse nuk i kanë lejuar familjes ta marrin vogëlushen? Pse, pas asnjërit nga ngjarjet e tmerrshme që i kanë ndodhur kësaj vëgëlusheje 12 vjeçare, familjes nuki është lejuar t’i afrohet, dhe të qëndrojë me ata?

Këto janë pyetjet për të cilat opinioni duhet të merr përgjigje. Sot!

Nuk është koha për sqimë, por për veprim vendosës. Qeveria e re e Zoran Zaevit duhet ta ndërpresë mbrojtjen e kriminelëve dhe elementeve kriminogjene që i shndërruan institucionet në monstra gjakpirëse dhe kriminele.

Në ligjin penal, tonin, tuajin, shkruan: Moskujdesi për fëmijë të mitur të abuzuar ( Neni 201): “Prindi, adoptuesi, kujdestari ose person tjetër i cili me neglizhimin e ashpër të detyrës për kujdesje dhe edukim nuk do të kujdeset për personin e mitur ose do ta abuzojë, do të dënohet me burg nga së paku 5 vite. Me dënimin nga paragrafi 1, do të dënohet prindi, adoptuesi ose kujdestari ose person tjetër që detyron person të mitur për punë që nuk i përkon moshës së tij/saj dhe fuqisë fizike, ose nga interesi e detyron të kërkojë lëmoshë ose veprime tjera të dëmshme për zhvillimin e tij/saj. Nëse për shkak të veprimeve nga paragrafët 1 dhe 2 është kryer lëndim i rëndë trupor ose rrënim i rëndë i shëndetit të personit të mitur ose i mituri kërkon lëmoshë rrugëve, prostituohet ose mënyra tjera të sjelljes asociale, vepruesi do të dënohet me burg prej së paku dhjetë vitesh.”

Çfarë pritet?! Këtu është ligji! Vallë duhet të mendojmë se mbrohen ushtarë partiakë dhe kriminelë për të cilët ka tregti politike?

Në vend se të shuhen zjarret që e kanë kapluar imazhin e institucioneve dhe resorëve qeveritare, dihet të merret obligimi të mbrohen qytetaret dhe qytetarët, veçanërisht fëmijët. Kjo do të ishte e ndershme!

Nuk ka arsye të tronditet i tërë sistemi, ministre dhe ministra t’u vihen në dispozicion televizioneve, të kurdisin (ose jo) emisione debutuese me elaborime pafund për “hapat” e ardhshme, “fazat” dhe “projektet”, derisa çdo minutë e jetës së fëmijëve ( si vogëlushja 12 vjeçare), jetët e të cilëve janë shkatërruar në mënyrë brutale dhe sistematike nga sociopatë të mbrojtur nën ombrellën e institucioneve!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish