“Perspektiva 2018” për demokratizimin e shoqërisë

Civili organizon ngjarje tërëditore “Perspektiva 2018”, që do të mbahet të premten, 22 dhjetor, në hotelin City Park, nga ora 9 deri ora 17. Gjatë tërë ditës do të mbahen brifingje dhe takime në të cilat do të prezantohen arritjet e projekteve të organizatës në më tepër fusha të lidhura me projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”.

Civili do t’i prezantojë projektet, raportet dhe qëndrimet e Civilit që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe liritë e mediave, të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtësinë sociale, ekologjinë, rininë, procesin zgjedhor dhe transformimit demokratik të shoqërisë.

Civili ka ftuar persona të shquar publikë, ekspertë dhe aktivistë me të cilët do të mbajë takime pune dhe do të bisedojë për perspektivat e Maqedonisë në vitin 2018. Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të informohen dhe të marrin deklarata për të gjitha temat për punën e Civilit.

Të ftuar janë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare me të cilët Civili ka bashkëpunim dhe partneritete, por edhe ata që dëshirojnë një bashkëpunim të tillë dhe të fillohet në vitin 2018.

Në kornizat e programit, në vendin e njëjtë ( hoteli City Park) me fillim në ora 13, do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për gazetari qytetare në projektin “Objektivi qytetar”.

Qytetaret dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të njihen me të gjitha aktivitetet e organizatës, dhe me mundësitë për angazhim në projekte.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English