Civili e kyçi alarmin: Mbeten vetëm 45 ditë deri në zgjedhje!

CIVIL – Qendra për Liri i njeh dhe i mbështet orvatjet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të ndihmuar nga organizatat ndërkombëtare dhe ekspertët. 45 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të rrethit të parë të zgjehjeve vendore në Republikën e Maqedonisë, CIVIL – Qendra për Liri edhe një herë e kyç alarmin dhe drejton rekomandime dhe kërkesa deri te institucionet, partitë politike dhe të gjitha palët e interesuara në procesin  zgjedhor.

Më të prekurit me procesin zgjedhor janë qytetaret dhe qytetarët me të drejtë votimi. Shteti ka obligim ligjor dhe kushtetutor tu mundësojë të gjtihë qytetareve dhe qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Shteti, institucionet, dhe partitë politike duhet deri në maksimum t’i respektojnë standardet demokratike për zbatimin e zgjedhjeve të lira.

Kalkulimet dhe manipulimet politike duhet tu lëshojnë venbdin zgjidhjeve profesionale dhe eksperte, të gjitha sfidave me të cilat përballet KSHZ dhe votuesit në procesin e ardhshëm zgjedhor. Politizimi i cilit do segment të zbatimit të zgjedhjeve në 45 ditët e ardhshme, nuk është i pranueshëm. Çdo tentim për pengimin e dhe manipulimin e administrimit të zgjedhjeve dhe të vullnetit të votuesve, do ta dënojmë ashpër dhe në mënyrë kategorike do të kërkojmë përgjegjësi dhe sanksione të ashpra.

Nga vëzhgimi i deritanishëm, Civili  shënon se fushata parazgjedhore ka filluar kohë më parë, para datës së shpalljes zyrtare dhe para fillimit ligjor të fushatës parazgjedhore. Edhe një herë i përkujtojmë partitë politike se, sipas Kodit Zgjedhor, fushata zgjat 20 ditë para ditës së zgjedhjeve! Korrupsioni dhe blerja e votave janë të ndaluara!

Lista e Votuesve vazhdon te jetë sfidë e madhe për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili bën orvatje të mëdha për revidimin e këtij dokumenti. Megjithatë, ekzistojnë madje edhe pengesa ligjore që ky problem të zgjidhet deri në fund. Kjo do të thotë se në zgjedhjen e problemeve dhjetëvjeçare me Lisatën e Votuesve duhet të kyçen të gjitha institucionet relevante, të mos përsëritet shkelja e të drejtës votuese, siç ndodhi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.

E shfrytëzojmë këtë rast, ti ftojmë të gjithë qytetaret dhe qytetarët  të bashkëpunojnë me KSHZ dhe me institucionet tjera relevante në procesin e revidimit të Listës së Votuesve, ndërsa, çdo parregullsi ose problem, ta paraqesin në CIVIL – Qendrën për Liri.

Të ndëshkohen me vendosmëri të gjitha grupet dhe individët, organizatat dhe partitë politike që nxisin shprehje të urrejtjes dhe nxisin mostolerancë dhe dhunë mbi bazë etnike, fetare dhe të çdo lloji tjetër, me qëllim të përfitimit të pikave politike.

Financimi i partive politike dhe i fushatës parazgjedhore duhet të jetë transparent dhe në pajtim me rregulloren ligjore. Partitë që shërbehen me veprime korruptuese dhe veprime tjera joligjore, duhet të ndëshkohen, llogaritë e tyre të bllokohen dhe të përjashtohen nga gara zgjedhore.

Të shpejtësohen reformat në sistemin juridik, me qëllim të parandalimit të pengesave dhe manipulimeve me vullnetin e votuesve, në veçanti në procedurën e ankesave para Gjyqit Drejtues gjatë, dhe pas procesit zgjedhor.

Të implementohen masa emergjente për mbështetje të funksionimit ligjor dhe objektiv dhe të mekanizmave kontrolluese siç janë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entit Shtetëror për revidim, Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, etj.

Edhepse ekziston përparim në përmirësimin e lirive të mediave, mediat ende janë larg nga niveli i duhur për sigurimin e  informimit objektiv dhe të paanshëm, dhe hapësirës për debat publik, me qëllim që votuesit të bëjnë zgjidhje të informuar gjatë votimit. RTVM dhe shërbimet tjera publike, si dhe Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale, duhet urgjentisht të fitojnë mundësi të punojnë për interesin publik, dhe jo për struktura partiake –kriminele në vend.

Institucionet e pushtetit në nivel nacional dhe lokal, duhet të sigurojnë kushte maksimale për lirinë e shprehjes dhe veprimit qytetar.


Paraqitje për parregullsi mund të bëhen në tel: 02/ 520 91 76 ose 071/ 608 523, ndërsa në dispozicion është edhe ueb faqja Zgjedhje të lira, për paraqitje të parregullsive zgjedhore , ose përmes mesazhit në Fejsbuk faqen Zgjedhje të lira.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish