Urrejtja si armë politike dhe ideologjike nuk guxon të tolerohet

Për nder të 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të kujtesës së Holokaustit, CIVIL -Qendra për Liri, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, e riafirmojnë Rezolutën 60/7 të Kombeve të Bashkuara dhe bën thirrje për shënim dinjitoz të kësaj date në opinion, mediat dhe institucionet. Holokaustit duhet ti jepet vendi i merituar në opinion, arsim dhe politikat me të cilat promovohen paqja dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në këtë ditë, ne i bashkohemi komemoracionit  global për gjashtë milionë viktima to cilët ishin sistematikisht dhe brutalisht të vrarë nga regjimi nazist dhe regjimet bashkëpunuese dhe kuinslingje. Holokausti është mësim për njerëzimin se urrejtja dhe dhuna ndaj të ndryshmëve janë shkatërruese për njerëzimin.

Civili edhe një herë thekson se antisemitizmi, racizmi, ksenofobia, urrejtja mbi baza fetare janë të lidhura mes vete dhe janë pjesë e tendencave destruktive, në botë dhe te ne. Ndarjet dhe urrejtja kundër të ndryshmëve shpien deri te dhuna dhe veprat penale nga urrejtja. Urrejtja mbi baza etnike, fetare dhe racore është e bazuar mbi ideologji që i arsyetojnë dhe nxisin edhe homofobinë, diskriminimin e grave, kategoritë sociale të rrezikuara dhe shumë tjera.

Civili i riafirmon thirrjet në tërësi të respektohen përcaktimet e Rezolutës 60/7 të Kombeve të bashkuara dhe gjatë revidimit të librave mësimore dhe programeve arsimore, të përfshihet në mënyrë përkatëse dhe Holokausti. Kjo e nënkupton edhe obligimin  e shtetit të zhvillojë programe edukative në të cilat do të jetë i përfshirë edhe Holokausti, me qëllim të parandalohen krime dhe gjenocide të ardhshme në botë.

Në frymën e Rezolutës së përmendur, si dhe dokumenteve themelore të Civilit, e shfrytëzojmë këtë ditë si rast edhe një herë ashpër t’i dënojmë të gjitha manifestimet e mostolerancës, gjuhës së urrejtjes, nacionalizmit, dhunës në bazë etnike, fetare ose racore, prejardhjes sociale, përkatësisë politike, orientimit seksual ose cilës do tjetër përkatësi ose përcaktim.

Shoqëri në të cilën heshtet për Holokaustin dhe në të cilën antisemitizmi i individëve dhe grupeve të caktuara arsyetohet, është shoqëri në të cilën zotëron frika dhe shkatërrimi. Shoqëria në të cilën urrejtja dhe dhuna kalojnë pa ndëshkim nuk mund të ec para. Urrejtja si armë plotoke dhe ideologjike nuk guxon të tolerohet!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish