Konferencë për shtyp e CIVILit dhe Y4M nga Gjermania: Dezinformatat dhe propaganda shkelin të drejtat e njeriut. Rezistoni!

Organizata qytetare CIVIL nga Maqedonia e Veriut  dhe youth4media nga Gjermania nesër, e premte, më 9 dhjetor, në hotelin City Park (afër komunës Qendër) me fillim nga ora 13:00 do të mbajnë konferencë për media kushtuar dezinformimit dhe propagandës. Takimi me mediat është pjesë e programit të edicionit të parë të Javës Ndërkombëtare të Gazetarisë rezistente ndaj dezinformatave dhe propagandës. Pjesë e programit gjatë javës së kaluar ishte edhe Seminari Ndërkombëtar “Gazetaria rezistente në luftën kundër dezinformimit dhe propagandës” në punën praktike dhe produksionin e të cilit morën pjesë profesionistë të medias nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Armenia dhe Kosova.

Konferenca për media po mbahet edhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor), me sloganin Dezinformimi dhe propaganda cenojnë të drejtat e njeriut. Rezistoni!

Në konferencën për shtyp do të flasin Xhabir Deralla nga CIVILidhe Dr. Wolfgang Ressmann, drejtues i projektit ndërkombëtar Media Dialog. Kateryna Sokolova nga Instituti i Gazetarisë në Kyiv, Ukrainë, Mkrtich Tonoyan, artist multimedial nga Armenia, do të jenë gjithashtu të disponuesëm për deklarata. Ashtu si të gjitha eventet e tjera të  CIVILit, edhe kjo ngjarje është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar.

Projekti mbështetet nga Qeveria e North Rhine-Westphalia, Dusseldorf, Gjermani.

Ndiqni CIVILin  

Facebook  |  Twitter  | Instagram

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish