Civili me thirrje të re për inspektim në Listën e Votuesve

CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të ndihmojnë për revidimin e Listën së Votuesve, dhe të paraqesin parregullsi. Ata mund të bëjnë inspektim publik në Listëne Votuesve deri më 9 shtator në mesnatë.

Pavarësisht nga vlerësimi i KSHZ se inspektimi në Listën e Votuesve të qytetareve dhe qytetarëve është i mirë, Civili apelon deri te të gjtihl qytetarët me të drejtë vote, që sa më shpejtë  të kontrollohen dhe të mparaqesin parregullsi, gjegjësisht, nëse është e nevojshme të bëhet plotësim, anulim ose regjistrim në Listën e Votuesve.

Lista e Votuesve mbetet të jetë sfidë për Komisionin Shtetëror Zgjedhor , pavarësisht nga orvatjet për revidim. Duke pasur parasysh përvojën e nga e kaluara, por edhe gjendjen e Listës Votuese në deklarimet e referendumeve gjatë muajve të kaluar, Civili ka konstatuar se  përveç kyçjes së institucioneve relevante në zgjidhjen e problemeve me Listën e Votuesve, KSHZ ka nevojë për ndihmë dhe bashkëpunim nga elektorati dhe organizatat e shoqërisë qytetare.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për zgjedhjet vendore më 15 tetor  parashikon dy mënyra për kontrollimin e Listës së Votuesve, në Komisionet Komunale Zgjedhore, ose me kontrollim eleltronik.

Civili rekomandon, nëse kanë mundësi, qytetaret dhe qytetarët t’i  shfrytëzojnë dy mënyrat për inspektim në Listën e Votuesve, me qëllim të ndihmojnë në harmonizimin e të dhënave. Përvoja paraprake e Civilit tregon shembuj të shumta  ku qytetarët sipas inspektimit elektronik gjenden në Listën e Votuesve, ndërsa me inspektim në vend, nuk janë.

Njëkohësisht, Civili u bën thirrje qytetarëve ta informojnë Civilin për të gjtiha parregullsitë në Listën e Votuesve.

Deri më 3 shtator, sipas raportit të KSHZ, gjithsej 16.319 qytetarë janë kontrolluar në Listën e Votuesve.

Duke pasur parasysh se  në zgjedhjet  e kaluara të parakohshme parlamentare në vitin 2016, gjithsej 1.784.416 qytetarë kanë pasur të drejtë votimi, Civili konstaton se me këtë tempo të inspektimit në Listën e Votuesve, KSHZ po përballet me rrëmujë të sërishme në ditën e zgjedhjeve.

Gjatë kësaj jave, Civili do të del me këndvështrim dhe analyze në temën Lista e Votuesve, të bazuar në të dhlnat e deritanishme, dhe paraqitjeve nga qytetarët, që filluan menjëherë pas hapjes së Listës së Votuesve.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English