Ivanovi edhe një herë e shkeli Kushtetutën dhe vetë u diskualifikua nga skena politike

Gjorgje Ivanov, njeriu i cili erdhi në pushtet përmes mashtrimit zgjedhor, të organizuar nga partia në largim nga pushteti dhe i cili, sipas ekspertëve relevantë juridikë, e shkeli Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë disa herë deri tani, sot edhe një herë e bëri të njëjtën. Në adresimin e tij të shkurtë para publikut, pa lënë hapësirë për pyetje, Ivanovi performoi edhe një akrobaci politike, sa të pakuptimtë dhe komike,po  aq edhe të rrezikshme!

Ivanovi me asnjë fjalë nuk e dënoi dhunën kundër gazetarëve dhe kalimtarëve të rastit gjatë protestave të cilat i organizojnë përkatësit e pushtetit në largim. Në vend të kësaj, ai i lejoi vetes edhe një paraqitje të palogjikshme para publikut.

Ivanovi nuk ia dha mandatin për formimin e Qeverisë opozitës e cila mblodhi 67 nënshkrime nga anëtarët e zgjedhur të parlamentit. Ai e akuzoi opozitën për tradhti dhe u kërcënua me kallëzime penale. Gjithashtu, Ivanovi paraqiti një varg akuzash të reja dhe kërcënime kundër bashkësisë ndërkombëtare. Me paraqitjen e tij, ai e miratoi dhe e inkurajoi dhunën për të cilën  jemi dëshmitarë ditëve të fundit. Shkurt, Ivanovi me adresimin e tij nuk ofroi zgjidhje, por e shkeli Kushtetutën dhe e thellësoi krizën politike në Republikën e Maqedonisë.

Tani mbetet që deputetët e zgjedhur në parlament, ti shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese kushtetuese dhe ligjore, ta anashkalojnë Ivanovin i cili është element plotësisht destruktiv në politikën e Maqedonisë dhe ta efektuojnë mazhorancën e tyre e cila e reflekton vullnetin e shumicës së qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Kjo do të thotë se tani është e hapur mundësia që Parlamenti të fillon të funksionojë dhe të zgjedh Qeverinë.

Për këtë kanë të drejtë të plotë, posaçërisht pasi Ivanovi vetë u diskualifikua, në mënyrë politike dhe juridike nga skena politike, dhe nuk ka çfarë më tepër të veprojë në skenën politike në vend.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish