Jepini fund dhunës dhe keqpërdorimit të të miturve, menjëherë!

CIVIL – Qendra për Liri me neveri dhe dënim të ashpër i ndjek shprehjet e urrejtjes politike dhe etnike dhe aktet e dhunës politike. Jemi dëshmitarë të sjelljes bandite të patriotëve dhe mbrojtësve të vetëquajtur të identitetit dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë.

Indoktrinimi dhe keqpërdorimi i të miturve për zbatimin e akteve të dhunës politike janë të papranueshme. Inspiratorët e dhunës të ditëve të kaluara duhet menjëherë të thirren në përgjegjësi.

U bëjmë thirrje institucioneve, para së gjithash policisë dhe prokurorisë, menjëherë të marrin masa ligjore dhe ta ndalojnë dhunën.

U bëjmë thirrje prindërve dhe kuadrit arsimor t’i mbajnë të miturit anash nga politika dhe nga veprimet me të cilat nxitet urrejtja dhe dhuna politike. Ata nuk guxojnë të lejojnë që fëmijët dhe të rinjtë të bëhen pjesë e skenarëve të tmerrshme të strukturave të cilat për qëllim të vetëm e kanë shmangien nga drejtësia për sundimin kriminel, keqpërdorimet dhe mashtrimet zgjedhore.

U bëjmë thirrje liderëve të bashkësive dhe politikanëve të ndërgjegjshëm në nivel lokal dhe nacional nga të gjitha partitë, të dalin me dënim publik të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës. Ata duhet të dalin në terren, të bisedojnë me qytetaret dhe qytetarët dhe t’u bëjnë thirrje për tejkalimin e dallimeve përmes bisedës dhe debatit të argumentuar.

Inspiratorët dhe organizatorët e akteve të dhunës në të cilat janë përfshirë të miturit, do të përgjigjen para publikut dhe para ligjit. Inspiratorët e promovimit bandit dhe vulgar të histerisë etno –nacionaliste do të mbahen mend si elementë shkatërrues të cilat i rrënojnë themelet e vendit, për të cilat gënjejnë se i mbrojnë. Ata do të ftohen në përgjegjësi edhe para publikut edhe para ligjit!

Fasadat u shembën që moti. I ftojmë që tani të ballafaqohen me pasojat nga veprimet e tyre kriminele.

Të përkujtohemi... Funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016, u shfaqën me fjalime dhe deklarata të cilat ngjanin me ato nacistet nga vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar. Ndërkohë që jarani shumëvjeçar qeverisës dhe bashkëpunëtor i Gruevskit, Ali Ahmeti, as nga afër nuk kontribuoi në tejkalimin e gjendjes shpërthyese në vend, por i shkonte në favor një politike destruktive. Presidenti   Ivanov, me fjalor nxitës dhe pa dënim të dhunës, edhe një herë e shkeli Kushtetutën dhe më 1 mars nuk e dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë.

Jepini fund dhunës dhe keqpërdorimit të të miturve, menjëherë!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish

TagsAhmeti