Hetime dhe përgjegjësi për lëshimet e institucioneve në rastin Gruevski

Me arratisjen e të gjykuarit dhe kërkuesit e azilit politik në Hungari, Nikolla Gruevski, Maqedonia përjetoi goditje të fuqishme me pasoja afatgjate. Me këtë, në sipërfaqe dolën të gjitha dobësitë e institucioneve dhe strukturave politike me çfarë rrënohet drejtpërdrejtë shteti juridik dhe sundimi i drejtësisë. Ky skandal tregon për mossuksesin e zbatimit të drejtë të reformave serioze në fushën e drejtësisë, policisë, komisioneve dhe agjencive shtetërore, gjegjësisht, praktikumit të pushtetit në tërësi.

Pazarllëqet politike fituan përparësi para nevojës nga zgjidhja e vendosur me nëntokën politike dhe kriminele në vend, me anë të sundimit të së drejtës, dhe transparencës. Kjo ka sjellë deri te arratisja e një të gjykuari të profili të lartë dhe kërkesën e tij për azil politik në shtet anëtar të BE. Kjo paraqet poshtërim të proceseve për transformime demokratike në vend në të cilin pikërisht ky i arratisur nga ligji ka kryer vepra të rënda penale dhe e robëroi shtetin me regjimin e tij.

CIVIL – Qendra për Liri e thekson faktin se opinioni ka të drejtë të dijë se cilat institucione, funksionarë dhe struktura tjera janë të përziera në këtë skandal.

Opinioni ka të drejtë të kërkojë përgjegjësi dhe masa që do të garantojnë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Civili i mbështet reagimet e organizatave qytetare dhe u bashkëngjitet kërkesave për hetim urgjent, të thellë dhe transparent të të gjitha aspekteve të këtij skandali, duke filluar nga jo efikasiteti i institucioneve, fillimisht nga prokuroria dhe gjykata, si dhe nga policia dhe faktorët tjerë që kontribuan për këtë skandal të rëndë.

Çdo pyetje duhet të përgjigjet. Qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë e meritojnë këtë.

Qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë të marrin garanci publike dhe përfundimtare se do të shpejtohen reformat, forcimi, departizimi dhe transparenca e institucionevenë frymën e sundimit të drejtësisë dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Civili apelon te Qeveria Hungareze ta refuzojë kërkesën e azilit politik nga i gjykuari Nikolla Gruevski dhe ta ekstradojë në Maqedoni me procedurën më të shpejtë të mundur, për të cilën e dimë që ekziston.

Nëse Qeveria Hungareze e vazhdon mikpritjen ndaj Gruevskit, do të thotë se me automatizëm e shpall Maqedoninë si vend jodemokratik në të cilën zbatohet përndjekje politike, e jo proces juridik. Vetë mikpritja e të arratisurit nga drejtësia është akt i papranueshëm i diskualifikimit të vendit tonë dhe përpjekjeve të vendoset demokracia dhe sundimi i drejtësisë.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English