Ekspertë dhë krijues të mendimit publik do të diskutojnë për identitetet

CIVIL – Qendra për liri e organizon panel diskutimin “Humbje e identitetit ose...?” sot (15 nëntor 2018), në hotel Siti Park, me fillim në ora 13. Dhjetëra ekspertë dhe krijues(e) të mendimit publik do të kenë dalje prej 10 minutash në të cilat do të drejtohen në çështjet identitare dhe shoqërorë-politike lidhur me procesin e tejkalimit të kontestit të emrit me Greqinë.

Ngjarja është e mbyllur për media, më saktësisht, nuk lejohet video dhe audio incizim e ngjarjes. Daljet do të inciyohen, ndërsa më pas edhe publikohen në media platformën e CIVILit, të qasshëm për të gjithë mediat e interesuara.

Në panel diskutimin do të prezantohen qëndrimet dhe analizat e Xvezdan Georgievskit, Petar Bogojevskit, Mirjana Maleskës, Mersiha Smailloviqit, Bojo Manevskit, Sasho Ordanoskit, Katerina Kollozovës, Ljubço Georgievskit, Mirjana Najçevskës, si dhe të Sinisha Stankoviqit dhe Dijana Tahirit nga CIVILi. Moderator i diskutimit do të jetë Xhabir Deralla nga CIVIL.

Daljet e pjesëmarrëseve dhe pjesëmarrësve në panel diskutimin do të publikohen edhe në publikim të shtypur në dhjetor. Këta aktivitete zbatohen në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish