“Mes synimeve dhe realitetit” – liderë të shquar nga sektori qytetar në debat për sfidat kryesore për aktivizmin dhe shoqërinë

“Mes synimeve dhe realitetit” është titulli i konferencës kushtuar shoqërisë qytetare, dhe me rastin e shënimit të 20 vjetorit nga themelimi i CIVILit, që do të mbahet nesër (29 nëntor, e enjte) në Muzeun e Qytetit të Shkupit me fillim në ora 13.

Ngjarja do të mbahet më 29 nëntor në Muzeun e Qytetit të Shkupit në ora 13, në të cilën si folës nderi do të adresohet edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Folës nderi në panel është presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ndërsa folëse dhe folës janë  Afërdita Haxhijaha nga IFES, Gani Karanfillova Panovska nga FSHHMV, Merita Maksuti nga Eco Guerilla, Savka Todorovska nga SOZHM, Aleksandar Kërzhallovski nga MCMS, Ibrahim Mehmeti nga Ambasada e Zvicrës/SDC, Mirjana Najçevska profesoreshë universitare, Albert Musliu nga ADI, Lençe Zdravkin nga Shtëpia e Shpresës, Sasho Ordanoski profesor universitar, Mersiha Smailloviq nga Legis, si dhe Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla nga CIVILi, si dhe aktivistë dhe përfaqësues tjerë të organizatave dhe iniciativave.

Cilat ishin dhe cilat janë sfidat kyçe? Si deri në një sektor qytetar më të dukshëm dhe më ndikues   dhe rezultate më të mira në të ardhmen? Këto janë një pjesë e temave mbi të cilat do të flasin veteranët në sektorin qytetar dhe bashkëpunuesit më të shquar të CIVILit gjatë 20 vitet e kaluara.

Moderatore të ngjarjes do të jenë Dijana Tahiri dhe Maja Ivanovska nga CIVILi, ndërsa ngjarjen do ta hapë Petrit Saraçini, drejtor i Festivalit të Lirisë, me detaje të programit dhe ngjarjeve për shënimin e 20 vjetorin e CIVILit. Ngjarja është pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”.

Ekipi i CIVILit për komunikim

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English