Civili është pjesë e aksionit botëror Fol!

Kthimi i lirisë! Është eveniment multimedial i CIVIL – Qendrës për Liri, i cili përfshin flesh -mob ( performancë rrugore, panel diskutim, punëtori artistike në ambient të hapur, ekspozitë, dixhej sete dhe stenda informative për promovimin e Kartës globale qytetare, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut.

Performanca rrugore, në të cilën do të marrin pjesë aktiviste dhe aktivistë to rinj të Civilit, do të mbahet të premten, më 22 shtator, në sheshin Maqedonia në Shkup, me fillim në mesditë. Menjëherë pas kësaj, Civili do të organizojë edhe panel diskutim në temën “Kthimi i lirisë” në Klubin e Gazetarëve, me fillim nga ora 13. Katër intelektualë dhe aktivistë do të flasin për kuptimin e tyre të Kartës Qytetare dhe mënyrat e kthimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në shoqëri. Të pranishmit janë të ftuar të marrin pjesë në diskutim me mendime dhe qëndrime të veta.

Të shtunën dhe të dielën, më 23 dhe 24 shtator, si pjesë e Kthimit të lirisë! (ReClaiming freedom), Civili do të mbajë punëtori artistike në Parkun e qytetit, me fillim nga ora 16. Artisti multimedial Mirosllav Stojanoviq, anëtar dh aktivist i Civilit, do të mundësojë hapësirë për qytetare(ë)t, në mënyrë kreative të shpërndajnë mesazhe për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Me ngjyra dhe fjalë, vizitorët do të munden ti vizatojnë ose ti shkruajnë mesazhet e tyre vizuale ose të shkruara dhe të flasin zëshëm ose në heshtje për të drejtat dhe liritë e tyre.

Në orët e mbrëmjes, këto vizatime dhe mesazhe do të jenë të transferuara në qendrën e qytetit, ku do të jenë pjesë e ambientit të ahengut në ambient të hapur deri në ora 23.

Me këto aktivitete, Civili është pjesë e fushatës botërore Fol! (Speak!), e krijuar si përgjigje e sulmeve të vazhdueshme mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, ndërsa kultura e ndarjeve, shkakton që shumica të kthehen njëri kundër tjetrit.

Fushata zyrtarisht do të fillojë të premten, më 22 shtator, me “Dita e heshtjes”, kur individë dhe organizata do të zgjedhin të heshtin në solidarizim me ata që u heshtën kundër dëshirës së tyre, që do të jetë edhe lajtmotivi i performansit rrugor në Shkup.

Nga e shtuna deri të hënën, gjegjësisht, nga 23 deri më 24 shtatori, bota do të flet si një, me qindra evenimente që do të ndodhin anembanë botës.

Fol! Është vizioni i Civikus-Aleanca Botërore për pjesëmarrje qytetare, ndërsa si pjesë e Civic Space Initiative.

Partnerë kyçë përfshijnë edhe një numër të madh të organizatave globale, si dhe grupeve rajonale, nacionale dhe lokale nga Amerika Latine, Azia, Paqësori, Afrika, Evropa, dhe Amerika Veriore.

CIVIL-Qendra për Liri është organizata e vetme nga Maqedonia që i bashkangjitet këtij aksioni global për të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe është mes 50 organizatat e para në botë e cila e nënshkroi dokumentin global – Karta Qytetare. Civili e përktheu dhe e botoi  Kartën Qytetare në gjuhën maqedonaseshqipeturkeromevllehe, dhe serbo-kroate-boshnjake.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish