Grujovski: Nga cilat fonde Mitrevski i paguan shantazhuesit që e mbrojnë?

“Kryetari i mëparshëm i shkarkuar i Federatës së Sindikatave, Zhivko Mitrevski, është njeri i rezikshëm dhe përdor metoda të dhunshme për frikësimin e anëtareve të organizatave sindikale. Gjatë gjithë kohës shetit me reketues dhe njrëz që e mbrojnë, mirëpo unë nuk e di se nga cilat fonde ai i paguan ata”, deklaroi për CIVIL Media, Peco Grujovski, Presidenti i Sindikatës së Punëtorëve nga Drejtoria, autoritetet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve.

Grujovski thotë se dje në restorantin “Nacional” kanë qenë të sulmuar fizikisht Presidenti i AGRO Sindikatës, Zhivko Danevski dhe këshilltari Laze Gjorgjieski.

“Mitrevski do të mohojë se i ka sulmuar, por në restorantin ka pasur dëshmitarë të cilët kanë dhënë dektlata në polici. Ne besojmë se policia do ta pastrojë rastin”, shton Grujovski.

Grujovski pret që së shpejti do të realizojnë takim me ministrin për punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi, dhe se do të zgjidhet e tërë situata rreth shkarkimit të Mitrevskit.

Tentuam të vijmë në kontakt që të marrim koment nga Zhivko Mitrevski, por tentimet tona ishin të pasuksesshme.

D.M

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian