Referendum: Raport i Civilit në ora 19

Referendumi në Bogdanci, i cili vendos për ardhmërinë e minierës Kazandoll dhe hapjen e minierave tjera në komunn – është i sukseshëm. Deri në ora 19, dalja ishte 60,78 ose 4,205 nga gjithsej 6,918 votues. Në deklaratën për media, pas mbylljes së vendvotimeve, Xhabir Deralla, në emër të CIVIL – Qendrës për Liri, u uroi qytetareve dhe qytetarëve të Komunës Bogdancë për referendumin e suksesshëm.

Vëzhguesit e Civilit në terren zbulojnë probleme të vogla dhe të pritura.

Shënohen edhe presione. Në 24 orët e fundit, më tepër qytetare dhe qytetarë të Komunës Bogdanci kanë pranuar telefonata nga aktivistë të VMRO –DPMNE të mos dalin në deklarimin e sotëm në referendum, ose të deklarohen në interes të hapjes së minierave, gjegjlësisht, për vazhdimin e punës së minierës Kazandoll.

Edhe spe iniciativa “Shpëtim për Bogdancën” është e mbështetur nga Komuna, gjegjësisht, nga të gjitha partitë, si dhe nga organizatat e shoqërisë civilie, presionet kundër suksesit të referendumit janë evidente, me çfarë shihet qartë se strukturat partiake në nivel lokal dhe qendror kanë pozita të ndryshme për këtë ç[shtja.

Mbi 10 qytetarë nuk patën mundësinë ta realizojnël të drejtën e tyre, sepse nuk ishin në Listën e Votuesve. Në nj[ nga vendvotimet shënohet se UV- llamba nuk ka punuar.

Vëzhguesit e Civilit informojnë edhe për stërvitje të pamjaftueshme të një pjese të anëtarëve të këshilleve zgjedhore.

Vëzhgiesit e Civilit mbeten në terren deri në fund të numërimit të votave.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish