CIVIL do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga institucionet dhe mbështetje për PSP

Në konferencën për shtyp më 13 janar të vitit 2017, CIVIL – Qendra për Liri edhe një herë kërkoi të zbatohen analiza dhe hetime për përgjegjësinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe institucioneve tjera, individëve dhe strukturave në vend për shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës. Sot pyesim: Kush do t’u përgjigjet këtyre kërkesave? Vallë heshtja e institucioneve do të thotë pajtim me gjetjet e CIVIL dhe organizatave tjera relevante nga vendi dhe bota? Vallë heshtja do të thotë edhe se institucionet janë të vetëdijshme për shkatërrimin e shtetit juridik, por edhe se nuk kanë ndërmend të ndërmarrin diçka?

Këto pyetje duhet të përgjigjen me domosdoshmëri!

Në vazhdim, do t’i përsërisim qëndrimet dhe gjetjet e CIVIL.

Thjeshtë, dikush duhet të merr përgjegjësinë për shkeljen e procedurave zgjedhore dhe për lëndimet e rënda të së drejtës votuese! Urgjentisht duhet të zbatohen hetime për punën e KSHZ dhe organeve të KSHZ, si dhe reforma urgjente të këtij institucioni!Jemi të bindur se hetimet do të sjellin deri te përgjegjësia edhe e individëve të caktuar, edge strukturave në institucione tjera në shtet, si dhe strukturave në partitë politike.

Nuk do të ndalemi së kërkuari qartësimin e të gjitha dilemave rreth praktikave mashtruese në proceset zgjedhore, duke i përfshirë edhezgjedhjet e parakohshme parlamentare të fundit, të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016.

CIVIL –Qendra për Liri ka dalur me raportime dhe analiza për probleme serioze gjatë gjithë procesit zgjedhor. Por, raportimet tona, analizat dhe rekomandimet, të mbështetura me argumente dhe dëshmi, nuk pranuan përgjijge nga institucionet relevante.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbeti e shurdhër për kallëzimet tona dhe thirrjet për depolitizim dhe të punohet seriozisht në të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, e në veçanti në Listën e Votuesve dhe në organet e Komisionit, siç janë Komisionet Kkomunale Zgjedhore dhe Bordet Zgjedhore. Pikërisht këto konsiderohen si problemet më serioze në ditën e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Publiku duhet të dijë se, sipas ligjit, KSHZ është institucioni  me përgjegjësinë më të madhe për zbatimin e procesit zgjedhor. Për dallim nga të gjitha përbërjet tjera të KSHZ në 25 vitet e kaluara, kjo përbërje ka pasur ingerencat më të larta ligjore, por nuk i shfrytëzoi.

Një numër i madh i votuesve nuk mundën ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për shkak të partizimit dhe paaftësisë së institucioneve, në radhë të parë të KSHZ. Më së paku që duhet bërë tani anëtarët e KSHZ, është t’i vendosin mandatet e tyre në disponim. Institucionet duhet të bartin edhe përgjegjësi ligjore për rrëmujën me Listën Zgjedhore, përmes cilës u krijuan mundësi për keqpërdorime dhe manipulime me rezultatin zgjedhor.

CIVIL kërkoi rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve, revidimin e të gjitha fletëvotimeve të pavlefshme, sepse kemi indikacione serioze, se rezultati zgjedhor mund të jetë ndryshe, nëse këto dy veprime zbatohen denjësisht dhe në mënyrë profesionale.

Pavarësisht nga ajo nëse ndonjë parti politike ka dorëzuar ankesë, KSHZ, me detyrë zyrtare ka mundur ta bëjë këtë, duke i marrë parasysh kallëzimet nga entitetet tjera. Nuk e bëri këtë.

CIVIL kërkoi rivotim në 30 vendvotime për shkak të ryshfetit të votuesve, shkeljes serioze të procedurës zgjedhore nga ana e Bordeve Zgjedhore, votuesit fantazma, shkeljes së pandalur të heshtjes zgjehore, si dhe një sërë parregullsishë tjera.

Pa marrë parasysh se zgjedhjet kanë mbaruar dhe se afatet për ankesa kanë skaduar, askush nuk i pengon institucionet të fillojnë procedura për përgjegjësi para ligjit.

Keqpërdorimi i institucioneve vazhdoi menjëherë pas ditës së zgjedhjeve, si dhe presioni mbi shoqërinë qytetare, stigmatizimi dhe shprehja e urrejtjes kundër atyre që mendojnë ndryshe dhe veprojnë ndryshe nga strukturat sunduese.

Analizat tona tregojnë për një varg të dukurive dhe veprimeve të cilat janë të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe standardet demokratike. Vërejmë veprime kundër Kushtetute dhe kundër ligjore edhe gjatë konstituimit të Kuvendit dhe gjatë dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë.

Nuk guxojmë të harrojmë edhe se në përbërjen e Kuvendit tani gjendet edhe një i gjykuar për krime lufte.

Vazhdim dhe zgjërim i mandatit të PSP!

CIVIL kategorikisht kërkon vazhdimin dhe zgjërimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Fshehja dhe shkatërrimi u dëshmive, abolicioni kundërligjor i Presidentit Ivanov, stigmatizimi në publik, frikësimi i dëshmitarëve, bllokimet nga ana e gjyqeve dhe institucioneve tjera dhe forma të ndryshme të pengesave të punës së PSP, imponojnë nevojën që mandati i këtij institucioni të vazhdohet dhe të zgjerohet. PSP është institucioni i vetëm në shtet, i cili funksionon normalisht dhe në mënyrë profesionale. Kjo duhet të respektohet!

Pas zgjedhjeve, CIVIL ka kërkuar edhe zgjërimin e mandatit të PSP edhe në vitin 2016, gjegjësisht, në zgjedhjet e parakohashme parlamentare.

Edhe pse për këtë duket se nuk ekziston bazë ligjore në këtë moment, jemi të bindur se dobësitë, veprimet joligjore, shkelja e procedurave zgjedhore, blerja e votave, kërcënimet, keqpërdorimet, presionet dhe kushtëzimet, si dhe shumë parregullsi tjera të cilat i shënoi CIVIL në zjgedhjet, janë pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të rrënjosura kriminele dhe veprimeve të cilat ndërlidhen ose kanë lidhje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me rastet të cilat i udhëheq pikërisht PSP.


 

Vegëza deri te tekstet dhe video regjistrimet nga evenimenti më 13 janar, të lira për marrje dhe publikime:

CIVIL: Përgjegjësi për shkeljen e ligjeve dhe fund për nacionalizmin dhe përfitimin politik

VIDEO: Xhabir Deralla- CIVIL: Përgjegjësi për shkeljen e ligjeve

Fejsbuk foto galeri

CIVIL në mënyrë dinamike në periudhën që vijon

U promovuan projektet mediatike të CIVIL Media

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian