Hulumtime për zhvillimin seksual të të rinjve

Dallimet ndërgjinore tregojnë për pabarazi në mbështetjen të cilën në Maqedoni e pranojnë djemtë dhe vajzat me përvoja të hershme seksuale, nga familjet e tyre dhe nga moshatarët. Për dallim nga djemtë, vajzat janë më tepër të izoluara dhe të lëna vetvetes. Këtë e tregojnë të dhënat e fituara nga hulumtimi “ Sa janë të barabartë dhe të sigurt të rinjtë në Maqedoni në zhvillimin e tyre seksual dhe përvojat seksuale?”

Hulumtimin e zbatoi Koalicioni i të Drejtave Seksuale dhe Shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara. Në prezantimin e sotëm folën Lina Qostarova – Unkovska, hulumtuese kryesore, dhe Irena Cvetkoviq, drejtoreshë ekzekutive e Koalicionit.

img_0022-777x437

“Disproporcioni ndërgjinor nga 12:1 te përvojat e paraqitura seksuale të djemve dhe vajzave, gjegjësisht nga 9:1 në përdorimin e kondorit gjatë marrëdhënien e parë seksuale në grupin e shqiptarëve etnik, është evidencë e fuqishme për pabarazinë  gjinore në sjelljet lidhur me shëndetin seksual te të rinjtë në Maqedoni”, theksoi Qostarova – Unkovska.

Hulumtimi ka treguar edhe një varg të të dhënave brengosëse për shëndetin dhe përvojat e të rinjve me orientim homo/biseksual. Të rinjtë me tërheqje të shprehur homo dhe biseksuale janë shumë më shpesh viktima të maltretimit në shkollë, por edhe viktima të dhunës psikike dhe fizike në shtëpi, për dallim nga moshatarët e tyre heteroseksual. Ata për pothuajse pesë herë më tepër janë viktima të shqetësimit seksual dhe sulmit gjinor, për të cilin është shumë e sigurt se nuk kanë kujt t’i drejtohen.

dtnchd

Publikimi mbështetet mbi rezultate hulumtuese për sjelljet seksuale, interesa dhe mbrojtje  te të rinjtë (15 vite) nga Maqedonia, të fituara me pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në studimin ndërkombëtar longitudinal.

Studimi është hulumtim ndërkombëtar për sjelljen lidhur me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (11v., 13v., dhe 15v.), i cili zbatohet në çdo katër vite  në 44 vende nga Evropa dhe Amerika Veriore.

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian