Vazhdojnë aktivitetet e CIVILit për Ardhmëri të gjelbër

Nga sot, deri të premten, CIVILi do të organizojë prezantime publike të projektit Ardhmëri e gjelbër në disa vende në Shkup.

Sot, në qendrën e Shkupit, te kalimi Paleta, qytetaret dhe qytetarët në info stendën e CIVILit do të kenë mundësi të njohën me qëllimet e projektit, por edhe të diskutojnë me CIVILët për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin.

Nesër, info stenda e CIVILit do të vendoset te kafiteria Garson, ndërsa të premten në Çarshinë e Vjetër. Info stendat fillojnë nga ora 11.

Prezantimet publike janë pjesë e projektit “Ardhmëri e gjelbër” të cilin CIVILi e zbaton në bashkëounim me Fondacionin Hajnrih Bell në Sarajevë.

Ekipi i CIVILit për komunikim

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English