Mes synimeve dhe realitetit: 20 vite CIVIL, 20 vite shoqëri qytetare

Cilat ishin dhe cilat janë sfidat kyçe? Si deri në një sektor qytetar më të dukshëm dhe më ndikues dhe rezultate më të mira në të ardhmen? Këto janë disa nga temat për të cilat do të flasin veteranët  në sektorin qytetar dhe bashkëpunëtorët më të shquar të CIVILit në konferencën “Mes synimeve dhe realitetit”, e cila është pjesë e aktiviteteve të organizatës me rastin e shënimit të 20 vjetorit nga themelimi.

Ngjarja do të mbahet më 29 nëntor në ora 13 në Muzeun e Qytetit të Shkupit.

Në agjendë, si folëse dhe folës deri tani janë konfirmuar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski,  Afërdita Haxhijaha nga IFES, Fani Karanfillova Panovska nga FSHHM, Merita Maksuti nga Eco Guerrilla, Savka Todorovska nga SOZHM, Aleksandar Krzhallovski nga MCMS, Ibrahim Mehmeti nga Ambasada e Zvicrës/SDC, Mirjana Najçevska, profesoreshë universitare, Albert Musliu nga ADI, Sasho Ordanoski, profesor universitar, Gjuner Nebiu nga Antiko, Mersiha Smailloviq nga Legis, si dhe Dehran Muratov  dhe Xhabir Deralla nga CIVILi.

Moderatore të ngjarjes do të jenë Dijana Tahiri dhe Maja Ivanovska nga CIVILi, ndërsa paneli do të hapet me fjalim hyrës nga Petrit Saraçini, drejtor i Festivalit të Lirisë 2019.

Programi i CIVILit në dy javët e ardhshme përveç konferencës më 29 nëntor, kushtuar shoqërisë qytetare “Mes synimeve dhe realitetit”, përbëhet edhe nga panel diskutimi “Rampë”, me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara, Festivali i Lirisë, ngjarje multimediale e angazhuar, më 10 dhjetor, Dita ndërkombëtare e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe shumë aktivitete tjera.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English