Edhe disa orë për të aplikuar për seminarin për procese transparente dhe të përgjegjshme politike

Seria e re e seminareve rajonale në korniza të projektit Objektiv qytetar të cilin e organizon CIVILi fillon këtë fundjavë në Shtip. I pari prej gjithsej 8 seminare do të mbahet më 28 shtator në hotel Oaza prej ora 10 deri 18.

Afati për paraqitje për pjesëmarrje në seminar mbaron sot në ora 17. Edhe pse veç më është tejkaluar numri i pjesëmarrësve, kjo është mundësia e fundit të aplikoni. Aplikimet do të shqyrtohen nga komision i posaçëm nga ekipi i CIVILit.

Kliko: APLIKIM PËR PJESËMARRJE

Në seminarin mund të paraqiten të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar nga komunat në Rajonin e planifikimit lindor: Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zërnovcë, Karbincë, Koçanë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtip, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.

Nga CIVILi njoftojnë se për paraqitje, përveç vullnetit të mirë, energjisë pozitive dhe entuziazmit, është e domosdoshme të plotësohet edhe online aplikimi për pjesëmarrje. Paraqitjet do të verifikohen dhe miratohen nga ana e një komisioni të veçantë.

Sipas informatave, seminaret e CIVILit në sezonin e ri do të jenë jashtëzakonisht intensiv, ndërsa një prej qëllimeve kryesore është t’ju ndihmohet pjesëmarrëseve dhe pjesëmarrësve të fitojnë njohuri praktike për monitorim, informim objektiv dhe në kohë dhe lajmërim, me përdorim të përfitimeve nga mediat e reja, teknologjive komunikatave dhe platformave. Në seminaret do të kushtohet edhe vëmendje e veçantë temave siç janë: transparencë dhe përgjegjësi, gjuhë të urrejtjes, lajme të rrejshme dhe korrupsion, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive.

“Njerëzit nuk kanë kohë për pafund ligjërata. Bota ndryshohet shpejtë. Duhemi, jo vetëm të jemi të përgatitur për ata ndryshime, por të jemi pjesë e tyre. Seminaret e CIVILit janë mundësi të ndajmë përvoja të pasura, por edhe të njoftohemi me bashkëpunëtorë potencial në projektet e ardhshme.” – thuhet në postimin e organizatës në Tuiter dhe Fejsbuk.

Ekip i CIVILit për komunikata

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English