“Shkupi 2014”: Shetitje e rrezikshme nëpër sheshin “Maqedonia”

Derisa në mediat pro-qeveritare paraqiten informata se “institucionet luftojnë si luaj me motin me dëborë”, qytetaret dhe qytetarët vuajnë nga pasojat e papërgatitshmërisë së kompetentëve.

Sheshi qendror i Shkupit, “Maqedonia”, ngjan si patinazh mbi të cilin qëndron fortë vetëm Luftëtari i palëvizshëm mbi kalë. Ndërsa, qytetare/ët, për çdo ditë përfundojnë me thyerje ose lëndime trupore për shkak të dëborës së ngrirë.

povrdn-kinz

Derisa kaloja nëpër sheshin “Maqedonia”, isha dëshmitar se si një turist ( me siguri nga Kina), rrëshqiti mbi akull dhe u rrëzua, dhe si duket përfundoi me dorë të thyer. Qytetarët të cilët ishin dëshmitarë të fatkeqësisë, i ndihmuan turistit dhe e dërguan në spital, na shkruajti qytetari gazetar, Vullnet Mahmuti.

povrdn-kinz2

Projekti “Shkupi 2014”, i cili akoma nuk ka mbaruar edhe në vitin 2017, dhe për të cilin janë harxhuar me qindra milionë euro për përmendore dhe për fasada baroku, pushteti nuk arriti të krijojë kushte për funskionimin e tij së paku si atrakcion turistik. Paralelisht me këtë, u harxhuan mjete me shuma tepër të mëdha për gjëra të panevojshme ( ngrohja e palmave), ndërkohë që të pastrehurit janë të braktisur dhe të lënë në pa ndihmë, ngrihen, duke mbijetuar në rrugë ose nëpër objekte të braktisura, me lëmoshë dhe ndihmë vetëm nga qytetare/ë human.

Qytetarë të acaruar, qindra të lënduar, një person i pastrehur i vdekur..., është bilanci i temperaturave shumë të ulëta disaditëshe. Para se të bije dëbora, kompetentët i bindnin qytetarët se janë të përgatitur të përballen me të rreshurat e mëdha të dëborës, megjithatë, këto ishin vetëm premtime të rrejshme. Kush do të merr përgjegjësinë?!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English