Tearcë, ilustrim i vogël për probleme të mëdha

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Tearcë, më 25 dhjetor të vitit 2016, paraqet një ilustrim të vogël dhe përkujtim të rëndë për probëemet e mëdha me procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për një vendvotim me 714 votues të regjistruar, në komunë të vogël rurale, etnikisht të përzier, për të cilën Gjykata Administrative ka gjykuar se duhet të bëhet rivotimi, pas ankesës nga Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM).

Ky vend i vogël ka mundur të bëjë dallim të madh në rezultatin përfundues të betejës së rëndë zgjedhore të 11 dhjetorit. Në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, dallimi mes koalicioneve rivale, të udhëhequra nga qeverisësja VMRO –DPMNE dhe opozitarja LSDM, ishte 303, gjegjlsisht, me rivotimin, 207 vota në llogari të partisë qeverisëse. Për këtë arsye, Tearca ishte e rëndësishme për dy partitë kundërshtare. Fitore me dallim më të lartë për 303 vota në llogari të LSDM do të thonte edhe barazim i numrit të fituar të deputetëve, nga të tanishmet 51:49 në interesin  e VMRO-DPMNE, në numër plotësisht të barazuar të deputetëve, 50:50.

tearce-25122016-izvor-dik

Çfarë ndodhi në Tearcë?

Shkurtimisht, rivotimi në Tearcë ishte pothuajse si ushtrim i porositur tregues se si nuk duhet të zbatohen zgjedhjet.

CIVIL – Qendra për Liri, vëzhguesit e të cilës janë në fazë të vëzhgimit post-zgjedhor, ka caktuar vëzhgues menjëherë pas vendimit të Gjykatës Administrative për rivotim në vendvotimin 2011, më 20 dhjetor. Partitë kanë pasur vetëm tre ditë për përgatitje dhe promovim plotësues të programeve të tyre, duke pasur parasysh që një ditë para zgjedhjeve hyn në fuqi heshtja zgjedhore.

E pritur, veç më gjatë ditës së parë pas vendimit të Gjykatës Administrative, vëzhguesit e CIVIL kanë arritur deri te informatat e para se menjëherë ka filluar presion i fuqishëm zgjedhor mbi votuesit.

Ata kanë shënuar  një varg parregullsishë edhe gjatë rivotimit në Tearcë më 25 dhjetor, e të cilat janë në përputhje me natrën e parregullsive të regjistruara edhe gjatë procesit zgjedhor më 11 dhjetor  2016.

Sipas raportimeve nga terreni, në katër ditët para rivotimit, të mbështetura me dëshmi nga dëshmitarë, është kryer ryshfet ndaj votuesve.

Nga votuesit është kërkuar të mos dalin në votime, ndërsa në këmbim u janë ofruar shuma të mëdha të parave, kështu që ata kanë qenë të detyruar ti lënë dokumentet t tyre personale “ në ruajtje” deri në ditën pas rivotimit, me qëllim të zvogëlohet dalja e votuesve për të cilët është supozuar se do të votojnë për opozitën. Çmimi për abstenimin nga votimi, ka qenë nga 50 deri 100 euro për votues, gjegjësisht, ka arritur edhe shuma prej 500 deri 1000 euro për familje. Tjerë votues kanë pranuar “shpërblim” financiar për votë më tepër për njërin ose tjetrin opsion politik.

Përskaj tentimeve të mediave të caktuara për diskualifikim të informatave të CIVIL për ryshfet të votuesve, më në fund, këto raste ishin të vërtetuara edhe me paljmërim nga MPB në ditën e rivotimit, sipas të cilit, për dy persona është ngritur procedurë për këtë vepër.

img_1662

Vëzhguesit e CIVIL –Qendrës për Liri kanë arritur edhe deri te të dhëna jozyrtare se rreth 40 letërnjoftime të votuesve në Tearce janë kthyer gjatë ditës së rivotimit.

Sa i përket heshtjes zgjedhore, ajo sikur nuk ekzistonte. Si dhe gjatë heshtjes zgjedhore para votimit më 11 djetor, kështu edhe në këtë rrethinë të vogël, edhe më tepër ishte e dukshme se heshtja zgjedhore nuk respektohet. Aktivistët partiak nga të gjitha partitë politike, pa ndalesa, kanë agjituar gjatë heshtjes zgjedhore.

Vëzhguesit e CIVIL e kanë vëzhguar rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë nga ora 6:30. Materiali zgjedhor në vendvotimin nuk ka qenë i rregulluar me kohë, por ka qenë i tërësishëm. Votimi është mundësuar disa minuta pas orës 7.

UV llambat nuk kanë funskionuar. E para është prishur në ora 8:30 të mëngjesit, ndërsa e dyta është prishur në ora 8:55, që në ora 9:05 të vendoset se ato megjithatë funksionojnë. Tetë, ose më tepër votues janë kthyer kur UV llambat  kinse nuk kanë punuar. E çuditshme se si pikërisht këto dy llamba nuk kanë punuar sot. Bëhet fjalë për një vendvotim!

Sipas raportimeve të vëzhguesve të CIVIL-Qendrës për Liri, të cilët e kanë ndjekur rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë, anëtarët e Bordit Zgjedhor kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm telefonik. Në periudhat kur nuk ka pasur votues në vendvotim, ata vazhdimisht e kanë shfletuar dhe e kanë kontrolluar Listën Zgjedhore, e pastaj janë lajmëruar, që me siguri, t’i informojnë shtabet  partiake për të cilat kanë punuar, për daljen e votuesve që janë nën kontroll.

CIVIL publikisht i ka përkujtuar anëtarët e Bordit Zgjedhor, se ndarja e informatave me shtabe partiake dhe mobilizimi i votuesve është në kundërshtim me ligjin dhe procedurat zgjedhore.

tearce-25122016c-copy

 Komunikimi mes Bordit Zgjedhor dhe ekipeve gazetare në momente ishte me ton të lartë, ndërsa kameramanët dhe fotoreporterët  fotografonin dhe regjistronin secilin votues. Sipas vëzhguesve të CIVIL, disa qytetare dhe qytetarë janë ankuar se nuk ndjehen mirë nën vëmendje aq të madhe të mediave.

Një person pa akreditime ka hyrë në vendvotimin dhe pa leje ka regjistruar me kamerë, pas çfarë është kërkuar nga ai të ndalojë regjistrimin, por kjo nuk është shënuar në procesverbal edhe përkaj vërejtjes së vëzhguesit të CIVIL.

15725700_10211599921493780_1030473812_o

Bordi Zgjedhor nuk ka qenë i aftë t’i ndihmojë një votuesi i cili nuk është gjetur në Listën e Votuesve, edhe pse paraprakisht ka qenë në verzionin onlajn.

Ishte e dukshme prezenca e madhe e forcave policore në Tearcë, ku realizohej rivotimi në vendvotimin numër 2011. Policia sillej në mënyrë profesionale dhe korrekte, ndërsa prania e zmadhuar ishte me qëllim të sigurohet e drejta për votim dhe ligjshmëria e procesit.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish