Ngjarje që nuk lëshohet: “Luftë, jo kafene!”

CIVIL – Qendra për Liri nesër me fillim në ora 12 në Menada e organizon panelin “Luftë, jo kafene” me rastin e 8 marsit, kushtuar të drejtave të grave, si dhe esencës së festimit të 8 marsit.

Në panelin do të flasin Savka Todorovska, kryetarja e Këshillit Nacional për barazi gjinore, aktivistet Daniela Mirçevska dhe Merita Maksuti, Dijana Tahiri dhe Maja Ivanovska nga Civili, si dhe i barabarti mes grave, kryetari i Civilit Xhabir Deralla.

Përveç këtyre folëseve dhe folësit në panelin do të drejtohet edhe një person, që do të jetë befasi e vërtetë për të pranishmit dhe do të kontribuojë për një qasje të ndryshme të diskutimit për të drejtat e grave.

Tema i kushtohet nevojës për luftë, dhe jo kremtimit të Ditës së të drejtave të gruas, në shoqëri në të cilën pavarësisht nga zhvillimi dhe vetëdijesimi i njerëzve, gratë, për fat të keq, akoma përballen me probleme reale dhe serioze të cilat janë shumë më të mëdha se në cilën kafene do të festohet Dita e gruas dhe sa para do të harxhohen për dhuratë për mësuesen.

Si të luftojmë për të drejtat e grave pasi nuk e kuptojmë esencën e 8 marsit, është pyetja të cilës do të tentojnë të na përgjigjen bashkëbisedueset tona.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish