CIVILI kërkon respektimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm dhe avancimin e të drejtave të grave

0

Të drejtat e grave janë të drejta të cilat për 70 vite janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar dhe Kombet e bashkuara. Gratë kanë të drejta të barabarta për shkollim, pronë, të votojnë dhe të fitojnë rrogë të drejtë dhe të barabartë si të gjithë tjerët të përfshirë në tregun e punës. Për fat të keq, anembanë botës, si dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gratë dhe vajzat përballen me mohimin e të drejtave të tyre, diskriminimin dhe dhunën, thjeshtë, për shkak të përkatësisë gjinore.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e grave, 8 marsit, CIVILI edhe një herë e ngrit zërin në mbështetjen e të gjitha grave në botë, dhe kërkon t’i vihet fundi diskriminimit dhe dhunës ndaj gruas. Civili kërkon nga institucionet t’i ndërpresin angazhimet deklarative dhe t’i zbatojnë të gjitha ligjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për mbrojtjen nga diskriminimi në bazë gjinore. Institucionet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, si dhe shoqëria në tërësi, duhet të punojnë në emancipimin dhe respektimin e të drejtave të grave.

Politikat dhe praktikat duhet të përmirësohen menjëherë, pa vonesë, madje deri në fund të ditës së nesërme. Secili që e lexon ose e dëgjon këtë kumtesë, duhet të merr mara urgjente për avancimin e të drejtave të grave.

CIVILI kërkon nga Qeveria të përgatisë masa ligjore dhe të sjell praktika të reja të sanksionimit të rreptë të çdo veprimi që e vendos gruan në pozitë vartëse ose e diskriminon në vendin e punës, në familje, në publik ose në cilin do vend tjetër ose situatë. Mediat dhe organizatat qytetare duhet të manifestojnë përgjegjësi më të lartë dhe të punojnë në edukimin qytetar për të drejtat e grave.

CIVILI propozon që 8 marsi të shpallet për ditë jo pune për të gjitha gratë në vend.

Përfaqësimi i drejtë i gruas në 50% nga institucionet për sjelljen e vendimeve nënkuptohet dhe duhet të zbatohet menjëherë.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English