Civili dhe ODIHR – ngjashmëri dhe dallime

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR këtë vit u shënua në mënyrë formale me prezantim para disa përfaqësuesve të organizatave që zbatojnë vëzhgim të proceseve zgjedhore në Maqedoni. Derisa ODIHR i ndau rekomandimet në dy kategori, prioritare dhe tjera, Civili në raportin e vet “Zgjedhje të lira 2017”, secilin rekomandim e shënoi si kritikë mirëdashëse dhe konstruktive, por urgjente dhe barabartë prioritare: “Çfarë duhet vepruar, duhet vepruar tani”.

Si të parët në listë janë rekomandimet të cilat ODIHR i drejtoi deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Si edhe në raportin e kaluar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, mbetet rekomandimi për revidimin e Kodit Zgjedhor dhe punën e brendshme të KSHZ, me theksim të mos ndryshojnë rregullat gjatë procesit zgjedhor, si dhe procedurë më të hollësishme për korrigjimin e protokolleve për rezultatet në KKZ. Një pjesë e rekomandimeve ndaj KSHZ janë në korrelacion me kërkesën e tyre RTVM të sigurojë përfaqësime të sakta kohore në të gjitha lajmet, kushtuar mbulimit të aktiviteteve nga fushatat e partive, të zëvendësohet me kërkesë më të përgjithshme për qasje të drejtë dhe mbulim informativ të partive më të vogla dhe kandidatëve të pavarur.

Civili vlerëson se KSHZ para së gjithash duhet të formohet së pari si trup profesional i përbërë nga ekspertë të pavarur, dhe jo trup përfaqësues i partive më të mëdha politike në vendin dhe me numër më të vogël të anëtarëve, gjegjësisht, sipas përvojave zgjedhore të Civilit, KSHZ duhet të zvogëlohet në 7 anëtarë.

Gjithashtu, sa i përket sistematizimit dhe reformës së thellë në strukturën e KSHZ, Civili udhëzon që KSHZ të vazhdojë me shërbimin juridik dhe administratën zgjedhore, posaçërisht komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhorë.

Në pjesën e cila ka të bëjë me rekomandimet tjera, ODIHR le hapësirë për përmirësimin e administratës zgjedhore, regjistrimit të votuesve dhe kandidatëve.

Reforma të sistemit zgjedhor, një njësi zgjedhore, lista të hapura, diasporë, zvogëlim i vëllimit të parlamentit duhet të kontribuojnë në eliminimin e mangësive në sistemin zgjedhor, për të cilat, nga ana tjetër, nevojitet vullnet politik që të realizohen. Reformat e këtilla, sipas Civilit, do të kontribuojnë për zvogëlimin e parregullsive zgjedhore dhe demokratizimit të shoqërisë, ndërsa në mënyrë të barabartë janë prioritare edhe: blerja e votave, keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike, shkelja e heshtjes zgjedhore, edukimi i votuesve për të drejtën e tyre votuese etj.

Sa i përket ditës së zgjedhjeve, ODIHR shkurtimisht rekomandon të përmirësohet qasja deri te vendet zgjedhore dhe e drejta e barabartë për votim për personat me aftësi të kufizuara.

Të përkujtojmë, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë “Inkluziva”, me dhjetë vëzhgues, për herë të parë morri pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve, si pjesë e ekipit vëzhgues të Civilit. Qëllimi primar i shoqatës është krijimi i kushteve për realizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara.

Derisa në Maqedoni ende nuk ka depërtuar rrezja e dritës në terrin mediatik, që thellohet çdo herë gjatë zgjedhjeve, ODIHR rekomandon se mjafton që RTVM të forcohet si shërbim radiodifuziv, ndërsa Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale mediatike të mbrohet nga ndikimet politike.

Dhe derisa rekomandimin, jo aq prioritar, për financimin e fushatave, ODIHR e vendos për dënime të përshtatshme për vonesë të raporteve preliminare të partive politike për financimin e fushatave të tyre zgjedhore, Civili depërton në analizë të thellë dhe rekomandime në sferën e financimit politik.

Si edhe në raportet paraprake, ashtu edhe në raportin nga monitorimi i zgjedhjeve vendore, Civili i kushton vëmendje të plotë shumë aspekteve për mbrojtjen dhe të drejtën për votim, që është e drejta fundamentale e njeriut. Si çdo herë, Civili ishte organizata e parë e cila doli me raport të hollësishëm, analiza dhe rekomandime nga procesi zgjedhor në vitin 2017.

Gjatë implementimit të aktiviteteve lidhur me monitorimin afatgjatë zgjedhor, Civili mundësoi qasje të plotë dhe të vazhdueshme deri te informatat për opinionin nga terreni, përmes platformës mediatike në tre gjuhë ( maqedonase, shqipe dhe angleze). Të gjitha resurset njerëzore të Civilit për çdo ditë ishin në dispozicion për vëzhguesit dhe analistët e ODIHR.

Biljana Jordanovska

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish