Sot vërtetimet për deputetët e ri, mbledhje konstitutive deri të shtunën

Komisioni shtetëror zgjedhor në pajtim me ligjin zgjedhorë, sot duhet t’u jep deputetëve të ri të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme historike të mbajtura më 11 dhjetor. Nga ambientet e KSHZ-së vërtetimet do të jenë të dorëzuara në ora 14, pastaj KSHZ deri te Parlamenti do ta dorëzojë raportin për zgjedhjet e mbajtura.

Më nuk ka dilema se VMRO-DMPNE fitoi 51 deputetë , LSDM-49,BDI-10, Lëvizja Besa – 5,  ‘’Aleanca për Shqiptarët’’ – 3 dhe PDSH – 2 deputetë. Në Parlamentin e ri, prej 120 deputetë, 38 janë gra, 62 janë të ri, kurse 58 deputetë janë nga përbërja e kaluar.

Kryetari i parlamentit nga përbërja e kaluar, Trajko Veljanovski, më së voni deri më 31 dhjetor duhet të caktojë mbledhjen themelore parlamentare. Për derisa nuk e bën Veljanovski , atëherë sipas rregullores të parlamentit, këtë detyrë e ka më i moshuari ndër deputetët e ri, Branko Manoillovski nga BDI.

Sipas marrëveshjes të 20 korrikut dhe marrëveshjes së Përzhinos, të nënshkruara nga katër partitë politike të cilat ishin bartëse të të gjitha ngjarjeve politike në shtet, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, sot dorëheqje duhet të japin dy ministra, të zgjedhur nga opozitarja LSDM – për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Tashevska-Remenski dhe për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski. Mandati u mbaron edhe zëvendës- ministrave plotësues në MPB – Oliver Andonov, në MPPS – Dime Spasov, MPU- Ljupço Nikollovski, në MSHIA- Aleksandar Kiracovski dhe në Ministrinë për financa – Kire Naumov.

Deri në formimin e qeverisë së re, pozitat e ministrave në MPPS dhe MPB, do ti marrin zëvendës ministrat aktual Agim Nuhiu dhe Ibrahim Ibrahimi.

Print Friendly, PDF & Email