MJEDIS QË MUNDËSON – PARIM QË NUK RESPEKTOHET

0

Të drejtat dhe liritë e njeriut si standarde duhet të respektohen dhe të përmbahen në të gjitha sferat e jetës së përditshme të njeriut në shtetin dhe ajo duhet të promovohet dhe t’i garantojë si detyrim themelor ndaj qytetarëve. Shteti është i obliguar të sigurojë instrumente dhe mekanizma për mbrojtjen e tyre, posaçërisht atje ku janë më të rrezikuar dhe më të nënshtruar ndaj shkeljeve.

Karta Qytetare si kornizë globale për promovimin e të drejtave të njeriut i pasqyron të drejtat, liritë dhe parimet universale të pranuara të njeriut, mes të cilave është edhe parimi për mjedisin që mundëson. Sipas këtij parimi, secila qeveri miraton masa ligjore, administrative dhe tjera për respektimin, promovimin dhe plotësimin e të drejtave dhe lirive të paraqitura në Kartën Qytetare dhe hulumton sulme mbi individë dhe organizata me qëllim që vepruesit e dyshuar të përgjigjen në pajtim me standardet ndërkombëtare për drejtësi.

Për mosrespektimin e këtij parimi në Maqedoni, tregojnë situatat e shumta dhe tentimet për pengimin e aktiviteteve të Civilit në terren.

Kështu që, në vitin 2016, kryetari i atëhershëm i komunës Kratovë, u përgjigj negativisht në kërkesën e Civilit për vendosjen e info-stendën në qendrën e Kratovës, me arsyetim se gjysma nga japësira publike është e zënë me ballkone verore, ndërsa pjesa tjetër është në funksion të qarkullimit të lirë të qytetarëve. Me fjalë tjera, e thjeshtësuar, në Kratovë nuk ka vend për Civilin.

Në vitin 2015, kryetari i komunës Manastir, Vllado Talevski, e ndaloi Civilin të mbajë eveniment në kornizat e Iniciativës “Drejtësi sociale tani!”, të lajmëruar sipas rregullave në opinion dhe në policinë e Manastirit. Arsyetimi i Talevskit nuk mundej të jetë më absurd. Sipas tij, hapësira është e zënë nga Bitfest, që fillon më 25 qershor. Ekipi i Civilit i vizitoi dy vendet për të cilat kërkoi leje për mbajtjen e evenimentit në kornizat e Iniciativës “Drejtësi sociale tani!”.

Në vitin 2013 ministri i atëhershëm për arsim, Spiro Ristevski ndaloi mbajtjen e punëtorive kreative në shkollat nëpër vend për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve si pjesë e projektit të Civilit.

Këto shembuj janë vetëm një pjesë e vogël nga pengesat me të cilat Civili për çdo ditë përballet vite me radhë dhe paraqesin shkelje të ashpër të një nga parimet e Kartës Qytetare të cilën Civili vazhdon me intensitet ta promovojë në opinion.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish