Bordi Zgjedhor në Tearcë shkel procedurat, ka marrë autorizimet e vëzhguesve të CIVIL

Bordi Zgjedhor në vendvotimin 2011 në Tearcë, ku sot realizohet rivotimi, i ka kërkuar dhe i ka marrë autorizimet e vëzhguesve të CIVIL, në kundërshtim me procedurën. Vëzhguesve u kanë thënë se autorizimet do t’u kthehen pas mbylljes së vendvotimit.

Më tepër shkelje të procedurës zgjedhore janë veërejtur sot, duke filluar nga vetë hapja. Materiali zgjedhor është rregulluar deri në momentin e fundit, kështu që vendvotimi u hap me vonesë prej disa minutave. Ësht[ shënuar se anëtarët e Bordit Zgjedhor kanë qenë në komunilim të vazhdueshëm telefonik gjatë ditës, posaçërisht në pjesën e parë të ditës.

UV llambat nuk kanë funksionuar. E para është prishur në ora 8:30 në mëngjes, ndërsa e dyta në ora 8:55, që në ora 9:05 të shihet se ato megjithatë, janë në rregull. Tetë ose më shumë votues janë kthyer në periudhën kur UV llambat kinse nuk kanë punuar. Është e çuditshme se si pikërisht këto dy llamba nuk punonin sot. Bëhet fjalë për një vendvotim!

Një anëtar i Bordit Zjgredhpr me ton të lartë iu është drejtuar gazetarëve dhe i ka dëbuar nga vendvotimi, edhe pse kjo si duket nuk ka qenë e vlefshme për një televizion me koncesion nacional. Bordi Zjgedhor ka qenë i pafuqishëm që t’i ndihmojë një votuesi i cili nuk është gjetur në Listën e Votuesve, edhe pse më heret ka ekzistuar në verzionin onlajn.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish