Panel ekspert: Maqedonia në limbo juridike dhe politike

CIVIL - Qendra për Liri organizon panel diskutim ekspert “Maqedonia: Limbo juridike dhe politike” të enjten, më 26 janar, në hotelin “Park Rezidence”, pas stadiumit të futbollit në Shkup, me fillim në ora 12:30.

Periudha post-zgjedhore në Republikën e Maqedonisë ka sjellë pasiguri të reja, tensione të vazhduara politike, dhe dilema serioze juridike.

  • Vallë Presidenti Gjorgje Ivanov e ka respektuar përmbajtjen e Kushtetutës dhe ligjet në tërësi gjatë dorëzimit të mandatit për formimin e Qeverisë?
  • A ishte në pajtim me ligjet dhe rregulloren, thirrja dhe udhëheqja e seancës së parë pas zgjedhjeve?
  • Vallë kemi situatë të zbatimit të dy funksioneve publike –ministra dhe deputetë njëkohësisht?
  • A ka të drejtë Johan Tarçullovski të jetë deputet, duke pasur parasysh se është i dënuar për krime lufte?

Në këto, dhe në pyetje tjera të rëndësishme, do të tentojmë të kërkojmë përgjigje nga ekspertët e ftuar në këtë diskutim.

CIVIL fton mediat, përfaqësuesit e shoqërisë qytetare, partitë politike, bashkësinë ndërkombëtare dhe qytetaret dhe qytetarët e interesuar. Pas paraqitjes së panelisteve dhe panelistëve, pason diskutim dhe mikrofon i hapur.

Si çdo herë, do të jetë e mundësuar të parashtrohen pyetje dhe komente gjatë diskutimit, nga komuniteti onlajn.

#лимбоМК, #limboMK

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish