Të punësuarit në “Nena feshn” i kërkojnë rrogat e pa paguara!

Dyzet të punësuarit në konfeksionin e Shtip-it “Nena Feshn” kërkojnë pagesën e rrogave dhe kontributeve të mbetura, shkuran Green Civil. Ata thonë se nga tetori nuk kanë pranuar asnjë denar dhe se për disa muaj nuk u paguhen kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensionist. Ftojnë Inspektimin për Punë të bëjë kontrollim në konfeksionin.

nena-feshn

“Punojmë në kushte të rënda. Ngrijmë në punë. Rrogë nuk ka, ndërsa nuk ka as sigurim shëndetësor. Kjo është me rëndësi të madhe për ne. Askush nuk mund të mjekohet. Prej fillimit të punës tonë në konfeksionin, problemet e njëjta vazhdojnë. Pa presione, thjeshtë nuk mund të arrijmë deri te rroga. Na paguajnë, dhe përsëri me të vjetrën, tregimi i njëjtë. Për këtë arsye, numri i të punësuarve gjatë këtij një viti e gjysmë nga hapja, është përgjysmuar”, reagojnë konfeksionarët.

Nga shoqata qytetare “Glasno” (“Me zë të lartë”) nga Shtipi, u ofrojnë ndihmë juridike pa pagesë.

“ I drejtuam të punësuarit që të reagojnë deri te shërbimet përkatëse të inspektimeve. Ata u drejtuan edhe deri te Inspektimi për Punë, DAP-I dhe Policia. Kanë reaguar, por nga e hëna, nuk ka masa të dukshme. Do të presin siç u kanë premtuar, deri të premten, t’u paguhet rroga. Mirëpo, nëse nuk i pranojnë paratë, do të protestojnë”, thotë Goran Trajkov, përfaqësues i “Glasno”.

Green CIVIL ka tentuar ta kontaktojë pronarin dhe drejtorin e “Nena Feshn”, Metin Koseogllu, por ai nuk u përgjigj në thirrjet telefonike.

Sipas Trajkov, në Shtip funksionojnë qindra konfeksione në të cilat janë të punësuar rreth 7000 qytetare/ë. Konfeksionarët, edhe përskaj problemeve të mëdha, nuk janë të organizuar në organizata themelore sindikale.

“Në gjysmën e dytë të këtij viti janë detektuar shkelje të Ligjit për Marrëdhënie Pune, në mesatare nga 94 shkelje për punëtor, në të gjitha konfeksionet. Punëtorët e tekstilit vijnë për çdo ditë dhe ankohen për shumë probleme. Rroga të pa paguara... Punëdhënësit u caktojnë norma të larta të cilat nuk mund t’i realizojnë, as nuk janë sipas aftësive të punëtorëve, as sipas kushteve nëpër firmat”, thotë Trajkov nga “Glasno”.

Ai shton se kompensimet për punë të kaluar, për punë jashtë orarit, për mjekim në spital...nuk paguhen. Punëtorët janë të dënuar edhe me nga 2000 denarë, për mungesë nga puna, dhe në raste kur ata i çojnë fëmijët në mjek.

“Për punëdhënësit nuk ka fare arsyetim! U japin faqe të zbrazëta të cilat janë të detyruar t’i nënshkruajnë, kështu që, të punësuarit pa dije heqin dorë nga shumë të drejta ligjore”. Thotë Trajkov, duke bërë thirrje deri te Inspektimi i Punës që t’i forcojë kontrollimet në konfeksionet e Shtipit.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian