Anketë e CIVIL: Shumica e shqiptarëve dëshirojnë koalicion me Zaev-in

Edhe pse nuk është e sigurt se cila parti politike do ta fitojë mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë veç më kanë filluar të bëjnë kalkulimet se me cilin do të bëjnë koalicione. Është e qartë se nuk do të mund të formohet qeveri e re nëse nuk kyçen edhe partitë politike shqiptare, dhe në këtë kontekst, CIVIL Media i ka pyetur qytetaret dhe qytetarët  nëpër Shkup: me cilin duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare? Pothuajse të gjithë u përgjigjën se është më mirë për popullatën shqiptare dhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi në Maqedoni, do të jetë nësë formohet qeveri e re, e cila do të jetë e përbërë nga lideri i opozitës, Zoran Zaev, me pjesëmarrje edhe të partive shqiptare.

“Partitë politike shqiptare duhet të bëjnë koalicionin me Zoran Zaev, për arsye se ai mendon mirë për të gjithë qytetarët edhe nuk i ndan”, thotë një nga të anketuarit.

“Me VMRO-DPMNE kemi qenë 15 vite dhe asgjë nuk kemi fituar, tani duhet ta provojmë fatin me Zaev-in”, tha një tjetër qytetar.

Disa qytetare/ë të anketuar edhe pas kamerës së CIVIL thanë se kanë frikë publikisht ta shprehin mendimin tyre, sepse mund të kenë pasoja. Por, thonë se duhet të përfundohet me politikën nacionaliste dhe të gjithë të jetojnë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike ose fetare.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian

Препорачуваме: