Stop homofobisë!

Dita ndërkombëtare për luftën kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, 17 maji, për herë të parë shënohet në vitin 2004, me qëllim të tërhiqet vëmendja e krijuesve të politikave dhe të opinionit publik, lëvizjeve shoqërore, opinionit dhe mediave për dhunën dhe diskriminimin me të cilën ballafaqohen njerëzit LGBTI në nivel ndërkombëtar.

Zgjidhja e datës nuk është e rastit, por është e zgjedhur që ta shënojë vendimin e Organizatës Botërore Shëndetësore nga viti 1990 kur homoseksualiteti është i deklasifikuar si çrregullim mental.

Nga atëherë ka kaluar më tepër se një dekadë, ndërsa 17 maji ka mbetur data e vetme e rëndësishme pr mobilizimin e LGBTI komuniteteve në nivel botëror.

Duke u udhëhequr në parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit si element kryesor në mbrojtjen e të drejtave ë njeriut, të garantuara me konventën evropiane për të drejtat e njeriut ( neni 14) dhe i përforcuar me Protokolin nr. 12 drejt Konventës, i cili në mënyrë të përgjithshme udhëzon se askush nuk duhet të jetë i diskriminuar mbi asnjë bazë, lufta kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë duhat të rritet në luftë të përgjithshme në korniza globale.

Veprat homofobe, shkelja sistematike e të drejtave themelore të përkatësve të komunitetit LGBTI janë të përditshme, ndërsa këto dukuri shumë shpesh  të mbështetura nga vetë qeveritë, obligimi i të cilëve është mbrojtja e qytetarëve nga çdo lloj diskriminim.

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë nuk guxon të paraqet vetëm një fushatë të centralizuar, por të shfrytëzohet çasti për ndërmarrjen e aksionit.

Në Maqedoni, për fat të keq, edhe përskaj përparimit minimal për të drejtat e LGBTI personave, ende me sfida serioze.

Civili mbetet në qëndrimin e njëjtë se hapi i parë në mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI është përmirësimi i statusit shoqëror politik të tyre. Përfundimisht, duhet të punohet për ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të këtyre personave. Shteti dhe institucionet nuk guxojnë të jenë nxitësit e këtyre veprimeve. Përkundrazi, obligimi i tyre është të ndihmojnë në aplikimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes, me kultivimin e diversitetit, dhe jo të kultit të popullit të pastër dhe të njëanshëm.

Në fund, institucionet janë të obliguara ta kultivojnë kulturën e pranimit dhe të luftojnë kundër stereotipeve.

Civili si organizatë çdo herë do t’i mbrojë të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut, dhe kjo e nënkupton edhe të drejtën e orientimit seksual, të drejtën e shprehjes së lirë dhe të drejtën për botë të drejtë dhe të lirë.

Në vend të frikës, urrejtjes, diskriminimit, Civili bën thirrje për humanitet, solidaritet dhe pranim se të gjithë individët, pavarësisht nga përkatësia gjinore, fetare, etnike, seksuale dhe tjera, kanë të drejtë për jetë dinjitoze, ndërsa të gjithë ne si komunitet kemi për detyrë t’i mbrojmë të drejtat dhe liritë e tyre.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian