CIVIL: Mosndëshkimi për gjuhë të urrejtjes duhet të ndalet!

CIVIL – Qendra për Liri e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes që është shumë i pranishëm në një pjesë të fushatave parazgjedhore dhe në komunikimin publik në kontekst zgjedhor. Edhe njëherë, Civili u bën thirrje institucioneve, para së gjithash, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe prokurorisë, si dhe mediave dhe opinionit të vendit, t’i dënojnë ashpër dhe të distancohen nga të gjitha format dhe shprehjet të gjuhës së urrejtjes në adresimet publike të individëve dhe grupeve në vend. Organizata përkujton se rruga prej gjuhës së urrejtjes deri te veprat penale të kryera nga urrejtja, është e shkurtë dhe se pasojat janë të mëdha.

Monitorimi i Civilit ka verifikuar se përdoret gjuhë eksplicite e urrejtjes në rrjetet sociale, një pjesë e internet portaleve, si dhe gjatë ngjarjeve publike që i organizojnë strukturat politike që i mbështesin dhe provojnë kandidatët presidencialë. Disa nga kandidatët presidencialë përdorin gjuhë të urrejtjes të fshehur, por shpesh edhe të hapur. Kjo më shpesh vërehet në adresimet publike të kandidates Gordana Siljanovska Davkova dhe përfaqësuesit e lartë të partisë që e mbështet, VMRO-DPMNE.

Edhe njëri nga grupet tifozë është drejtpërdrejtë i kyçur në fushatë me gjuhë eksplicite dhe ekstreme të urrejtjes. Bëhet fjalë për grupin tifoz Komiti, i cili në ditën e ngjarjes qendrore promovuese të kandidatit Stevo Pendarovski thirrën në protestë kundër ndryshimit të emrit. Grupi i njëjtë, praninë e tyre në fushën e futbollit “Boris Trajkovski” në Shkup e shfrytëzuan për tërbim të pakontrolluar në tribinat, me gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe thirrje për shfarosjen e një bashkësie etnike të tërë. Ngjarjen sportive e “pasuruan” me sulm fizik mbi një nga lojtarët e ekipit futbollistik kundërshtar. Dënimi i vetëm për këtë akt të turpshëm, siç shihet, do të jetë dënim financiar, drejtuar KF Vardar, tifozë të të cilit janë Komitët.

Në tubimin e kandidatit Stevo Pendarovski, i mbështetur nga mbi 30 parti politike të udhëhequra nga LSDM, një nga të pranishmit në tubim të cilit organizatorët i siguruan mikrofon, iu kërcënua me revole Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Edhe pse në skajet e shoqërisë, grupet që paraqiten si “Bojkotoj” dhe “Vëllazëria Krishtere”, përdorin gjuhë të ashpër të urrejtjes dhe në dy raste, të shënuara nga monitorimi i Civilit, me kërcënime të hapura për likvidim të kryeministrit Zoran Zaev.

Në ngjarjen publike të Bashkimit Demokratik për Integrim, monitorimi i Civilit shënoi adresim me gjuhë ekstreme të urrejtjes nga funksionar i lartë i kësaj partie dhe deputet në Kuvend. Në fund të fjalimit të tij, Grubi e përdori emrin dhe mbiemrin e Blerim Rekës, duke e vendosur në kontekst të ritualit mortor, si përshëndetje e fundit për të vdekurin: “Blerimi, i biri i Hamzës, dhe jo i Kastriotit, por i Rekës...” Adresimi i Grubit shkaktoi qeshje dhe mbështetje të qartë nga lideri i partisë Ali Ahmeti, dhe nga një pjesë e funksionarëve të lartë partiakë

Mesazhet dhe komentet në rrjetet sociale me përmbajtje të shprehjeve vulgare, të ashpra dhe radikale që paraqesin gjuhë eksplicite të urrejtjes që është e ndaluar me ligj.

Gjuha e urrejtjes nuk është liri e shprehjes, por e kundërta. Fushatat janë të paguara nga buxhet i shtetit. Këto janë para publike që u takojnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Subjektet politike dhe tjera që kyçen në komunikimin publik nuk kanë të drejtë për keqpërdorimin e rrjeteve sociale, mediave dhe hapësirës publike për përhapjen e urrejtjes dhe frikës dhe pasigurisë te qytetarët.

Çdo individ dhe grup formal dhe joformal politik ose qytetar që nxit urrejtje dhe bën thirrje për dhunë, duhet të merret në përgjegjësi. Mosndëshkimi për gjuhë të urrejtjes duhet të ndalet!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish