Analiza: Anulimi i “Ligjit për PSP” si jo-kushtetues, do të ishte absurd!

Në mars të vitit 2016, nga Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë u formua Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, me qëllim – mbrojtje nga veprime kriminele dhe vepra tjera të paligjshme, të cilat do të ishin bërë gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve më 11 dhjetor 2016, por ende nuk dëgjuam raportim nga ky Komision, as për procedurë eventualisht të ngritur.

sandra-gavrilovska-copy

Sistemi jonë ligjor përmban një varg dispozitash ligjore, të cilat parashohin dënime dhe sanksione për parregullsi zgjedhore.

Edhe Kodi Penal, edhe Kodi Zgjedhor përmbajnë dispozita ndëshkuese dhe penale për veprat penale lidhur me zgjedhjet dhe parashohin dënime financiare, por edhe me burg, nga tre e më tepër se pesë vite lidhur me zgjedhjet, si për shembull, për parandalimin e zgjedhjeve dhe votimeve, për lëndim dhe keqpërdorim të se drejtës zgjedhore, për lëndim të lirisë së përcaktimit të votuesve, për lëndim të fshehtësisë së votimit, për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, për shkatërrim të dokumenteve zgjedhore, për mashtrim zgjedhor dhe për vepra tjera kundërligjore, të zbatuara gjatë organizimit dhe zbatimit të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, dënimet ligjore të përcaktuara janë të parapara për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, pa përjashtim, për partitë politike dhe koalicionet, për organet zgjedhore dhe anëtarët e tyre, për personat zyrtarë të cilët kryejnë punë të lidhura me zgjedhjet dhe votimet, po edhe për presidentin dhe anëtarët e KSHZ, si dhe për anëtarët e Qeverisë.

Në thelb, problemi është vetëm zbatim praktik i dënimeve dhe sanksioneve të përcaktuara në këtë mënyrë, për parregullsitë zgjedhore, sepse faji nuk qëndron te mosfunksionimi i sistemit ligjor, gjegjësisht, në mosfunksionimin e organeve shtetërore dhe mos-plotësimin e obligimeve të tyre ligjore dhe kompetencave, në veçanti nga Ministria për Punë të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, KSHZ, Prokuroria Publike, si dhe gjyqet ( nga të gjitha instancat).

Në atë kontekst, në mars të vitit 2016 nga Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë, u formua Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, me qëllim – mbrojtje nga veprime kriminele ose veprime tjera kundërligjore të cilat do të ishin kryer gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve më 11 dhjetor të vitit 2016.

Mirëpo, ende nuk dëgjuam për raportim nga ky Komision, as për procedurë të ngritur eventuale nga kompetentët.

Kjo është vetëm një nga dëshmitë e shumta për mosfunksionimin individual, por edhe mosfunksionim global i sistemit ligjor, në të gjitha segmentet.

Është e qartë se KSHZ në këto zgjedhje u përball me varg problemesh në punë, të cilat ishin të shkaktuara nga ndikime dhe presione të ndryshme të brendshme, të jashtme, të vendit, të huaja, dhe çfarë jo tjera.

Edhe përskaj strukturës së KSHZ, e cila duhej, gjegjësisht, pritej të sigurojë punë të ndërgjegjshme, profesioniste, transparente dhe ligjore të këtij institucioni, i cili është, ose së paku duhet të jetë shtyllë e një procesi zgjedhor në shtet normal demokratik, megjithatë, mendoj se edhe në këto zgjedhje, KSHZ nuk i arriti rezultatet e pritura nga puna e tyre dhe me siguri, përsëri i dëshpëroi qytetarët të cilët veç më e kanë humbur besimin jo vetëm në KSHZ, por edhe në institucionet shtetërore në përgjithësi.

Në pajtim me dispozitat ligjore ekzistuese, Komisioni Shtetëror Zgjedhor mundet, dhe duhet të përgjigjet për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, si dhe për lëndimin e të drejtës votuese, sepse, me punën e papërgjegjshme dhe mosveprimin sipas kërkesave të qytetarëve për regjistrim në Listën e Votuesve, ka kontribuar për mosrealizimin e të drejtës votuese të personave të cilët e kanë këtë të drejtë, gjegjësisht, për realizimin e të drejtë votueseve të personave të cilët nuk e kanë këtë të drejtë.

Sipas të ashtuquajturit Ligj për Prokurori Speciale Publike,  gjegjësisht, Ligji për PP për persekutimin e veprave penale lidhur me vepra që vijnë nga përmbajtja e ndjekjes të paligjshme të komunikimeve:

-mandati për Prokurorët Publik të zgjedhur në PSP, vlen 4 vite, me të drejtë të zgjedhjes së sërishme, ndërsa

-funksioni PP mbaron pas mbarimit të të gjitha hetimeve dhe persekutimeve të cilat janë nën kompetencën e saj.

Mirëpo, duke i marrë parasysh të gjitha pengesat në punën e deritanishme të PSP, mendoj se ky afat do të duhet patjetër të vazhdohet.

Ndërsa për vazhdimin e këtij afati prej 18 muajve, do të duhet të propozohen dhe kërkohen ndryshime të ligjit ekzistues për PSP, mirëpo për këtë, me siguri se do të duhet të ketë vullnet politik nga shumica parlamentare, në mënyrë që ndryshimet të kalojnë nëpër procedurë të Kuvendit.

Vazhdimi i këtij afati prej 18 muaj është me qëllim që PSP ta realizojë rolin e vet dhe me tërë kapacitetin të angazhohet për ngritje sa më të shpejtë të të gjitha akuzave të cilat mund të dalin nga materialet e fituara dhe janë nën kompetenca të PSP, si dhe për kryerjen e procedurave veç më të filluara, për të cilat do të duhet të punohet për formimin e Gjykatës Speciale, që puna e PSP të ketë çfarë do efekti.

Përndryshe, pavarësisht nga dispozitat ligjore, sipas të cilave nuk ekziston rreziku nga ndërprerja e punës së PSP, sidoqoftë, fati dhe mbijetesa e PSP, me siguri do të varet nga përbërja e Qeverisë së re, si dhe nga vendimi i shumëpritur i Gjykatës Administrative – për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për PSP, gjegjësisht, për anulimin eventual të PSP si jo-kushtetuese, gjë që me siguri, pa dyshim do të ishte vendim politik, e jo juridik i Gjykatës Administrative.

Kështu që, shpallja e Ligjit për PSP si jo-kushtetues do të ishte absurde dhe e pakuptimtë, në situatë kur ky Ligj në procedurën e Kuvendit  është sjellë me shumicë të madhe, gjegjësisht, me 118 vota – për”.

 

Sandra Gavrilovska është avokate dhe eksperte juridike – bashkëpunëtore e CIVIL në projektet lidhur me procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian