Punëtori për financimin e partive politike

Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore ishte tema e konsultimeve dhe punëtorive të sotme, të organizuara nga CIVIL – Qendra për Liri. Mysafirët nga Kroacia, Aleksandra Joziq Ilekoviq nga Qendra për Përsosmëri e Ministrisë së Jashtme kroate dhe Dragan Zeliq nga GONG, shoqatë joqeveritare nga Kroacia, e njohur gjithandej për nga përvoja dhe ekspertiza në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe sistemet zgjedhore, kishin prezantime jashtëzakonisht të begatshme dhe të dobishme.

Nga takimi tematik me GONG-un

Duke e paraqitur gjendjen rreth financimit të partive politike në vendin e tyre, nëpërmjet hulumtimeve dhe analizave të shumta, e hapën mundësinë për diskutim dhe krahasim me gjendjen dhe mundësitë për vëzhgim në Maqedoni. U bisedua për rëndësinë për rregullim të financimit të partive politike dhe fushatës parazgjedhore, për gjendjen, kornizën ligjore dhe praktikën në Republikën e Maqedonisë, për përvojat në Kroaci para dhe pas hyrjes në fuqi të legjislaturës së re ligjore sa i përket financimit të partive politike dhe fushatave partiake, si dhe sfidave dhe mundësive për aplikim të përvojës kroate në kontekstin maqedonas.

Takimi konsultativ dhe punëtoria vazhdojnë nesër, kur pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje dyditore do të kenë mundësi në mënyrë praktike ta aplikojnë përvojën dhe njohuritë e ekspertëve nga Kroacia.

Takimet dhe punëtoritë mbahen në Hotelin Opera Haus në Shkup, nga ora 10:30 deri në 14:30.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit “Zgjedhje të Lira për Qytetare/ë të Lirë”, i përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian