Pres i CIVILIT: Reformat në sistemin zgjedhor duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të drejta

CIVILI i fton mediat në konferencë për shtyp në ambient të hapur, nesër ( e premte, 19 qershor 2019), me fillim në ora 12:30, para selisë së organizatës, në rrugën Maksim Gorki 31/1, në parkingun pas kalimit “Paleta”. Si zakonisht, ngjarja është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar.

Sistemi zgjedhor ka kohë që është i pjekur për reforma thelbësore. Vetëm partitë më të mëdha politike e përcaktojnë vëllimin e reformave në vend, ndërsa opinioni, shoqëria qytetare, komuniteti ekspert dhe partitë më të vogla politike, janë të lëna në skaje.

Cilat janë rekomandimet kyçe të CIVILIT për reforma në sistemin zgjedhor? Si keqpërdoren komunitetet më të vogla etnike dhe kategoritë e rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve në proceset zgjedhore? A duhet, dhe nëse po, si dhe në cilën kornizë kohore duhet të ndryshohet modeli zgjedhor? A ka nevojë Maqedonia e Veriut për zgjedhje të parakohshme? Çfarë (nuk) duhet të ndodh me Kodin Zgjedhor, Listën e Votuesve, financimin e fushatave të partive politike?...

Këto janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat CIVILI në vazhdimësi i ndan me opinionin rezultatet nga monitorimi, si dhe analizat dhe rekomandimet për përmirësimin dhe demokratizimin e proceseve zgjedhore.

Para takimit të liderëve të partive politike më të mëdha, CIVILI edhe një herë do të ndan me opinionin disa nga analizat kyçe dhe rekomandimet për proceset zgjedhore dhe reformat në këtë sferë dhe do të tentojë të jep përgjigje relevante për të gjitha pyetjet nga mediat.

Ekipi i CIVILIT për komunikim

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish