Në ditën e tolerancës, zero tolerancë për krime nga urrejtja

Maqedonia ec drejt BE dhe NATO, por nëpër rrugë të shtruar me gjuhë të urrejtjes, jo tolerancë dhe diskriminim. Për fat të keq, komunikimi mes njerëzve shpesh merr anën e zgjidhjes së dhunshme të konflikteve, me pak vullnet dhe dëshirë për tejkalimin e tyre.

Edhe këtë vit Dita Ndërkombëtare e tolerancës është vetëm përkujtim për rrethanat politike dhe shoqërore në të cilat jetojmë, duke synuar me tendencë ndaj dhunës së shkaktuar nga urrejtja.

Pikërisht proceset e eurointegrimeve dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë për emrin, ishin fushë e hapur për konfrontime të mbushura me gjuhë të urrejtjes, jo tolerancë dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.

CIVIL-Qendra për Liri u bën thirrje të gjitha institucioneve të marrin masa dhe përgjegjësi dhe të largohen nga praktika e mosndëshkimit  të krimeve të shkaktuara nga urrejtja. CIVILi u bën thirrje qytetareve dhe           qytetarëve, mbështetësve, anëtarëve dhe aktivistëve të dalin dhe ta mbështesin Marshin e Dhjetë të Tolerancës dhe bashkë të japim mesazh se nuk do të lejojmë të jemi viktima të urrejtjes e cila çon drejt kaosit dhe shkatërrimit.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish