CIVILI e filloi projektin “Media të lira për shoqëri të lirë”

CIVIL- Qendra për Liri ka nderin ta shpall fillimin e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Me këtë projekt, Civili do të jep kontribut në disa fusha komplekse në periudhën e rëndë të tranzicionit dhe demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit.

Me ekip me përvojë, të kalitur në vitet me sfida, do të krijohet dhe artikulohet hapësirë e lirë dhe e sigurt për këmbim dinamik të informatave, qëndrimeve dhe analizave, të cilat do t’i ofrohen opinionit dhe institucioneve. Njëkohësisht, projekti do të jep kontribut të madh për dialogun politik dhe shoqëror, forcimin e lirisë së shprehjes dhe vokabularit mediatik të qytetareve dhe qytetarëve. Kultura politike do të pasurohet me përmbajtje për edukimin qytetar dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, duke e përfshirë edhe të drejtën e votimit.

Shkup, 13/7/2017, nënshkrimi i marrëveshjes për grantin; Xhabir Deralla, CIVIL dhe E.S. dr. Kristine Althauzer, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë

Mediat e lira janë parakusht themelor për shoqëri të lirë, siç vetëm shoqëria e lirë mund të krijojë hapësirë mediatike në të cilën informata dhe qëndrimet janë të lira nga korrupsioni dhe presionet që i imponojnë qendrat e fuqisë. Në këto dy drejtime – çlirimi dhe dekontaminimi i hapësirës mediatike dhe inkurajimi i qytetareve dhe qytetarëve për ndërtimin e shoqërisë së lirë, Civili do ta zbatojë këtë projekt kompleks dhe dinamik.

“Media të lira për shoqëri të lirë” është edhe një projekt i cili në tërësi e pasqyron karakterin e Civilit, i cili do të jetë aktiv ditë e natë dhe do të krijojë platformë plotësisht të pavarur që do të shërbejë si resurs publik për mediat, organizatat qytetare dhe të gjithë qytetarët aktivë. Ekipi i Civilit ka filluar punën në zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve nga gjithë vendi, ndërsa sipas planit të implementimit, do të mbajë 88 evenimente më të vogla dhe më të mëdha dhe aktivitete në terren, duke mos e llogaritur produksionin e përditshëm mediatik.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English