Dita filloi qetë, me lëshime dhe parregullsi të vogla

Konferenca për shtyp e parë e CIVILIT në ora 10

Monitorimi i Civilit zbatohet nga 160 vëzhgues të akredituar, nga të cilët, pa përjashtime, të gjithë janë mobilë, të radhitur në gjithë vendin. Gjatë ditës zgjedhore do të vizitojnë mes 1.300 dhe 1.600 vendvotime në vendin.

Pres qendra e Civilit është në klubin Menada, Çarshia e vjetër, përballë Universitetit të Evropës Juglindore dhe është e hapur nga ora 6:30 e mëngjesit.

Gjatë heshtjes zgjedhore, e cila u fuqizua mes të premtes dhe të shtunën, 3-4 maj, deri në ora 9 paradite, monitorimi i Civilit shënon mbi 60 raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore.

Heshtja zgjedhore shkelet në terren edhe me agjitim dhe shpërndarje të materialit propagandues, në disa internet portale, dhe më tepër në rrejtët sociale si Fejbuk, Instagram dhe Tuiter.

Edhe pse postimet në rrjetet sociale në të shumtën e rasteve janë përmes profileve private në rrjetet dhe mund të thuhet se nuk e shkelin Kodin Zgjedhor në mënyrë të drejtpërdrejtë, megjithatë, bëhet fjalë për shkelje të ashpër të heshtjes zgjedhore, posaçërisht sepse atë e bëjnë anëtarë, aktivistë dhe funksionarë në partitë politike, gjegjësisht, edhe iniciativat joformale politike.

Nuk përjashtohen as personat publikë të cilat opinioni i njeh si mbështetës të partive politike të caktuara. Me prononcimin e tyre publik gjatë heshtjes zgjedhore, ata e shkelin.

Gjithashtu, shënohet shkelje e heshtjes zgjedhore edhe nga persona të punësuar në administratën publike, madje edhe në MPB, të cilët bëjnë thirrje për bojkotim.

Civili shënon raste të transportit të organizuar të votuesve në Shtip dhe Karbincë. Një vëzhgues partiak në një vendvotim në Shtip, si dhe një anëtar i KZ në Karbincë, janë kyçur në aktivitete të transportit të organizuar të votuesve. Ekzistojnë të dhëna për shkelje të heshtjes zgjedhore gjatë kësaj procedure. CIVILI disponon me fotografi dhe numra të targave.

Në vijim është përzgjedhja e raportimeve nga vëzhguesit e Civilit, të cilat arritën në periudhën nga ora 7 deri ora 9:50.

Në VV 2495 dhe 2496 në Sh.F. “Dane Krapçev” në Gazi Babë, në mëngjes në ora 7,30, nuk ka pasur shënime për ndalesë të mbajtjes së armëve, ndalesë për fotografim dhe incizim. Nga KZ vëzhguesit i kanë dhënë përgjigje se nuk u kanë dërguar nga KSHZ.

Në Sh.F. “Krste Misirkov në lagjen Çento, në Gazi Babë ( VV 2498, 2499, 2499/1 dhe 2500), janë shpërndarë fletushka rreth oborrit shkollor, me konotacion negativ për një nga kandidatët.

Në VV 1941, 1941/1 dhe 1942/1 në shkollën e mesme të Tekstilit në Tetovë nuk ka pasur shënime për ndalesë të mbajtjes së armëve, ndalesë për fotografim dhe incizim, në fillim anëtarët e KZ nuk kanë pasur legjitimacione dhe nuk ka pasur dy bateri, të cilat janë sjellë më vonë.

Në VV 2170 në Universitetin punëtor në Veles, rreth dhjetë fletëvotime janë grisur me gjithë pjesën që duhet të mbetet në koçanin.

Në VV 2689  shkollën “Ljuben Llape” në Aerodrom, një votues zëshëm ka treguar për cilin do të votojë dhe anëtarët e KZ i kanë dhënë vërejtje.

Në VV 2395 në shkollën “Nikolla Vapcarov” në Çair, një votues nuk është gjetur në Listën e Votuesve.

Në vendvotimin e njëjtë, një anëtar i KZ ka fotografuar letërnjoftimin e një votuesi.

Edhe në VV 2277 dhe VV 2278 nuk ka pasur paravan për votim për personat me aftësi të kufizuara, kështu që si zëvendësim shfrytëzohen paravane të rëndomta  të larta.

Në VV 110 në Bashkësinë Lokale “Kole Llaçeto”, anëtarë të KZ nuk kanë pasur legjitimacione dhe janë deklaruar se nuk e dinë se duhet ti ruajnë. Në KZ nuk ka pasur stilolapsa në numër të mjaftueshëm.

Në VV 109 në të njëjtën bashkësi lokale në Manastir, një grua e moshuar, por pa shenja të aftësisë së kufizuar trupore dhe pa nevojë të dukshme për ndihmë, pas pultit ka qenë me një anëtar të familjes, i cili e ka rrethuar fletëvotimin në vend të saj.

Në hyrjet në lagjen Kapishtec në Komunën Qendër, mbrëmë ose sot herët në mëngjes janë ngjitur pllakate të një iniciative joformale politike.

Në VV në Shtëpinë e Armatës në Qendër, nuk ka qasje deri te paravani për persona me aftësi të kufizuara.

Në VV 1102 në shkollën fillore në fshatin Çerkez në Kumanovë, një votues ka bërtitur “Le të fitojë më i miri, e dihet kush do të fitojë”.

Në VV 2298 në shkollën e mesme “Ivan Mihaillov” në Shtip, një vëzhgues i akredituar gjatë votimit, duke mbajtur akreditim, i është adresuar anëtarit të KZ ti shkruajë mesazh se “si më tej”. Asnjë anëtar i KZ nuk ka pasur akreditim.

Në VV 1935, 1936, 1943 dhe 1947, në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, nuk ka pasur shenja për ndalesë për mbajtje të armëve në asnjë nga vendvotimet, as para hyrjes.

Në VV 2690 në shkollën “Gjorgjija Pulevski” në Aerodrom, KZ ka vetëm tre anëtarë, kështu që një anëtar jep fletëvotime dhe spërkat.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish