E premte, 13 janar, CIVIL me pres dhe panel “Maqedonia pa kokë”

CIVIL - Qendra për Liri organizon dy evenimente: konferencë për shtyp me paralajmërim të aktiviteteve kyçe në javët që vijojnë (në ora 12:30), si dhe panel diskutimin “Maqedonia pa kokë” (ora 13), të premten, më 13 janar, në hotelin City Park, Shkup.

konferencën për shtyp, me fillim në ora 12:30, CIVIL do të rikujtojë për rekomandimet kryesore post-zgjedhore dhe do ta paralajmërojë publikimin e raportit përfundimtar nga vëzhgimi zgjedhor dhe aktivitetet lidhur me gjetjet nga vëzhgimi zgjedhor. Më tej, CIVIL do t’i paralajmërojë edhe: promovimin e filmit dokumentar për Karvanin e Lirisë, ndarjen e çmimeve për gazetari qytetare, konferencën me rastin e revistës “Ngushtimi i hapësirës”, ndërsa do ta paraqesë edhe fillimin zyrtar të projekteve mediatike, portalet informative të CIVIL Media.

Në konferencën për shtyp do të paralajmërohet edhe fillimi i vëzhgimit afatgjatë zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Konferenca për shtyp do të zgjasë 25 minuta.

Panel diskutimi “Maqedonia pa kokë” do të fillojë në ora 13 dhe do të përfshin tre lëmi: “Kombinime koalicionesh”, “(Dis)balans etnik” dhe “Vallë BE dhe NATO janë opsione për Maqedoninë?”. Paraqitje hyrëse do të kenë dr- Sasho Ordanoski, analist politik dhe profesor universitar, dr. Malina Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane dhe Ramadan Ramadani, profesor universitar dhe kolumnist në javoren “Fokus”.

15977080_1175963682522099_7547126741852549422_n

Moderatore të panel diskutimit do të jenë Dijana Tahiri dhe Marija Tegovska nga CIVIL, ndërsa në diskutimin do të kyçen edhe përfaqësues tjerë të CIVIL, mes të cilëve edhe Petrit Saraçini, Sinisha Stankoviq dhe Xhabir Deralla.

Në panel diskutimin janë të ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë qytetare, partive politike, mediave, dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.

Pritet edhe kyçje e pjesëtarëve të komunitetit onlajn të cilët përmes profileve të CIVIL  në Twitter dhe Facebook, do të mund të marrin pjesë me pyetje dhe komente të tyre.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian