ZGJEDHJE TË QETA! MOS E GJUAJ ARDHMËRINË!
Projekt për zgjedhje pa revole
CIVIL-i mbajti njëzet takime në dhjetë komuna në Maqedoni, në të cilat morën pjesë kryetarë të komunave, këshilltarë komunal, pedagogë, kandidatë për kryetarë të komunave, bartës të listave zgjedhore dhe funkcionarë komunalë, aktivistë të partive politike, përfaqësues të policisë (njësitë për prevencë), shoqatat joqeveritare, prokuroria publike, njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe bartës të tjerë relevant. Gjithashtu, CIVIL-i mbajti edhe një sërë konsultimesh me ekspertë dhe kontakte me qindra qytetarë të sferave të ndryshme të shoqërisë. Nga këto takime, doli ky APEL gjithëqytatar PËR ZGJEDHJE PA DHUNË:
CIVIL-i DHE QYTETARËT APELOJNË
PËR ZGJEDHJE PA REVOLE
Qeveria, institucionet e sistemit dhe të gjitha partitë politike të marrin përgjegjësi për realizimin e zgjedhjeve të qeta.
Çdo qytetar personalisht mban përgjegësi para ligjit, por, edhe para bashkësisë. Çdo qytetar të kyçet në aksionin për parandalimin e dhunës së armatosur në njësinë e vet zgjedhore.
Aktivistët e armatosur dhe militantët partiak menjëherë dhe pa kusht të tërhiqen nga të gjitha aktivitetet e partive.
MPB të ndërmarrë masa për disiplinë maksimale, paanshmëri, korrektësi dhe ligjshmëri të punës së pjesëtarëve të vet gjatë procesit zgjedhor. Policia dhe qytetarët të ndërmarrin aktivitete për forcimin e besimit dhe bashkëpunimit.
Të gjitha organizatat joqeveritare, pa dallim të mandatit dhe madhësisë, të ndërmarrin aktivitete për prevencë nga dhuna e armatosur gjatë zgjedhjeve.
Liderët e të gjitha bashkësive fetare ta thonë zëshëm dhe pa hamendje atë që të gjitha librat e shenjta e kërkojnë nga besimtarët: drejtësi, jodhunë dhe dashuri ndaj njeriut.
Pedagogët të ndajnë disa minuta nga ora e tyre dhe të flasin para nxënësve për vlerat demokratike, për zgjedhjet dhe dëmin të cilin e sjellin armët. Fëmijët të kërkojnë nga prindërit e tyre ta harrojnë armën dhe të jenë qytetarë të pjekur dhe dinjitoz për të mirën dhe ardhmërinë e fëmijëve.
Prindërit t’i ndihmojnë fëmijës së tyre t’i kuptojë vlerat e demokracisë, jodhunës dhe të drejtave të njeriut me shembull personal.
Të gjithë ata të cilët posedojnë armë jolegale ta kenë parasysh se Ligji parasheh dënime të rrepta me të holla dhe me burg për keqpërdorimin e armëve. Këta persona mbjellin frikë mes fqinjëve dhe të afërmve të vet dhe janë të padëshirueshëm në shoqëri. I thërrasim të jenë qytetarë dinjitoz dhe të mos e sjellin në rrezik jetën e tyre dhe jetën e të tjerëve për të mbrojtur interesat partiake dhe kriminale të dikujt tjetër. Ata të cilët posedojnë armë legale t’u përmbahen ligjeve dhe rregullave për posedimin, përdorimin dhe mbajtjen e saj.
Ardhmëria shikon te të gjithë ne!