Thirrje për pjesëmarrje në fokus grup në Shtip

Me projektin “Veprim – Integrim”, CIVIL – Qendra për Liri do të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike, reformat demokratike, iniciativat e gjelbra dhe kuptimin e vlerave evropiane dhe proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Projekti zbatohet në partneritet me fondacionin Hajnrih Bell dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit të këtij viti.

Civili në kumtesën e informon opinionin se faza hulumtuese e implementimit të projektit është në punim e sipër. Një nga aktivitetet e programit të pasur të projektit të organizatës është edhe mbajtja e fokus grupeve. Deri tani u mbajtën fokus grupe në Shkup, Veles dhe Gostivar. Më 26 prill ( të enjten) do të mbahet fokus grupi i fundit në Shtip.

Civili i fton të interesuarit për pjesëmarrje në fokus grupin në Shtip të dërgojnë biografi të shkurtë ( maksimum deri 1 faqe!) më së voni deri të mërkurën (25 prill), ora 12 në civil@civil.org.mk me shënim “pjesëmarrje në fokus grup”. Rezultatet nga selektimi dhe vendi për mbajtjen e fokus grupit do të paraqiten të martën, deri ora 17:30. Kandidatët të cilët nuk do të pranojnë thirrje ose mesazh deri në këtë termin, vlerësohet se janë të refuzuar për këtë ngjarje, por do të merren në konsideratë për aktivitetet e ardhshme të organizatës.

Fokus grupet kanë për qëllim identifikimin e problemeve dhe sfidave të qytetareve dhe qytetarëve në fushat me të cilat merret projekti. Në fokus grupet dy orëshe do të ftohen përfaqësues të shoqërisë qytetare, mediave, pushtetit lokal, partive politike dhe liderëve në komunitetet. Pjesëmarrja e tyre do të shpërblehet me honorarë modeste me shumë prej 600 denarë.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English