Rruga drejt zhvillimit dhe paqes fillon me heshtjen e armëve

CIVIL – Qendra për liri lajmëroi se nga sot, deri më 12 qershor shënohet Java Globale e aksionit kundër dhunës me armë – iniciativë e Rrjetit Ndërkombëtar për Armë të vogla (International Action Network on Small Arms, IANSA).  Këtë vit aksioni është nën moton “Rruga drejt zhvillimit dhe paqes fillon me heshtjen e armëve”.

Java globale për aksion kundër dhunës me armë është koha kur qytetarët duhet ta promovojnë luftën kundër armëve të zjarrit, ndërsa autoritetet të përkujtohen për standardet ekzistuese dhe marrëveshjet për kontrollin e shtrirjes dhe trafikimit me armë. Kjo javë duhet të shfrytëzohet për edukim dhe forcim të vetëdijes qytetare me qëllim eliminimin e armëve jolegale dhe dhunës me armë në rrugë dhe në shtëpi.

“Ky aksionparaqet mundësi për shprehjen e brengës  së organizatave anëtare të rrjetit nga përhapja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. Njëkohësisht, IANSA u bën thirrje autoriteteve për ndërmarrje të aksioneve më të mëdha”, thuhet në kumtesën e rrjetit.

CIVIL – Qendra për Liri është organizatë anëtare e IANSA nga viti 2002 dhe e koalicionit Kontrolli i armëve (Control Arms) nga fillimi i formimit të Koalicionit në vitin 2003. Për 14 vite me radhë Civili e shënon këtë javë përmes aktiviteteve për forcimin e vetëdijes publike dhe edukimit.

Gjendjha e rëndë në vend, kriza politike, gjendja e luhatur e sigurisë dhe mosfunksionimi i institucioneve në shtetin e bëjnë temën për kontrollin e armëve jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë. Të gjitha orvatjet dhe thirrjet e Civilit, institucionet duhet me seriozitet të punojnë mbi sigurinë e qytetarëve, tejkalimit të kultit ndaj armëve dhe luftën kundër armëve jolegale, hasln në vesh të shurdhër gjatë viteve të kaluara.

Ekipi i Civilit dë të jetë në dispozicion për komunikim me mediat dhe qytetarët për shpërndarjen e informatave për aktivitetet në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish