Ne jemi mediat

“Ne jemi mediat” është ngjarje multimediale në të cilën Civili së bashku me gazetare(ë)t qytetarë nga gjithë vendi do ta promovojë publikimin kushtuar gazetarisë qytetare, më 18 dhjetor 2017 ( e hënë) në ora 13 në Klubin e gazetarëve.

Publikimi është pjesë e projektit Objektivi qytetar, i kushtuar qytetareve dhe qytetarëve në kërkim të fakteve të pacensuruara nga qendrat politike dhe financiare të fuqisë. Përmes gazetarëve qytetarë, ky projekt me sukses kontribuon për proceset transparente dhe përgjegjëse politike.

Publikimi “Ne jemi mediat” përmban depërtim në të gjitha përvojat, raportet për autorë, punimet e të cilëve, të publikuara në platformën mediatike të CIVIL Media kanë nxitur ndryshime në shoqëri gjatë vitit të kaluar. Publikimi është botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

Në prezantimin do të hapet edhe ekspozitë me fotografi për gazetari qytetare, si dhe projektim i video tregimeve. Ekzemplarë nga publikimi dhe DVD do të jepen falas.

Në ngjarjen janë të ftuar të gjithë fituesit e shpërblimeve, ligjëruesit e seminareve për trajnime, mediat, përfaqësues të organizatave qytetare dhe të gjithë qytetarët me vetëdije shoqërore.

Urdhëroni në shoqërim të përbashkët, dhe mos harroni: Ne jemi mediat!

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian English