Gazetarët nesër në protestë për lirimin e Zoran Bozhinovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë –SHGM, i ftoi gazetarët në protestë për lirimin e gazetarit Zoran Bozhinovski, i cili para disa muaj u ekstradua nga Serbia  dhe gjendet në paraburgim në Shuto Orizarë. Protesta është e caktuar për nesër në ora 10, para Gjykatës Themelore në Shkup, në të cilën do të mbahet edhe dëgjimi i parë nga gjykimi i gazetarit për akuzat për spiunim. Mbështetje për protestat e nesërme erdhi edhe nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGM), Instituti i Maqedonisë për Media (MIM) dhe Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK). Këto organizata profesioniste të mediave kërkojnë gjykim fer dhe të drejtë për gazetarin e paraburgosur.

“Sistemi i drejtësisë në Maqedoni nuk guxon të shfrytëzohet për hakmarrje politike dhe për llogaritje me ata që mendojnë ndryshe. E drejta për gjykim fer është e drejtë themelore e njeriut dhe shteti duhet të sigurojë atë të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për këtë arsye, i bashkangjitemi protestës së nesërme para Gjykatës Themelore në Shkup në ora 10, ku është caktuar dëgjimi i parë kundër Bozhinovski’t”, thuhet në kumtesën e përbashkët të SGPM, MIM DHE ISK.

Sipas SHGM, ekzistojnë së paku dy arsye për bindjen tonë se procesi kundër Bozhinovski’t është konstrukt  i thjeshtë i pushtetit, duke i keqpërdorë ligjet dhe institucionet. E para është se institucionet të cilat aq shumë insistonin për ekstradimin e Bozhinovski’t nga Serbia, tani pa nevojë e prolongojnë procedurën. “Nëse Prokuroria ka dëshmi, atëherë pse u duheshin 3-4 muaj që ta akuzojnë Bozhinovskin? Çfarë dëshmi kërkonte Prokuroria në ndërkohë që për rastin “Spiun” veç më 19 persona janë gjykuar me dënim të shkallës së parë? Është e qartë se Prokuroria blen kohë për faktin se nuk ka dëshmi të forta që ta mbështesë akuzën”, thuhet në lajmërimin e SHGM, gjatë shpalljes së ftesës për protestë, javën e kaluar. Përveç kësaj, sipas SHGM nuk ka asnjë arsye racionale që Bozhinovski për katër muaj të mbahet në paraburgim nën arsyetimin e njëjtë, se ekziston mundësia të largohet nga vendi dhe të ndikojë mbi dëshmitarët, pasi veç më për rastin është sjellë gjykim i shkallës së parë”, pyesin nga SHGM.

zoran_bozinovski-670x393 (1)Paraprakisht, me 11 gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale Publike kërkoi  të merr lëndën e gazetarit Zoran Bozhinovski nga Prokuroria për Krim të Organizuar, për shkak të lidhshmërisë me lëndën “Spiun”, mbi të cilin PSP veç më ka autorizim. Sidoqoftë, lënda për Bozhinovskin mbetet nën jurisdikcionin  kësaj Prokurorie Publike, deri sa të deklarohet Këshilli i Prokurorisë.

Javën e kaluar, gjykim deri te institucionet e vendit për rastin e Bozhinovski’t, arriti edhe nga Federata Ndërkombëtare e gazetarëve, e cila në qershor miratoi rezolutë urgjente dhe shprehi mbështetje të plotë ndaj gazetarit.

Përndryshe, gazetari Bozhinovski, në prill të këtij viti ishte i burgosur në Novi Sad nga autoritetet Serbe, si i dyshuar në rastin “Spiun”, pas urdhër arrestit ndërkombëtar, të shpallur në nëntor të vitit 2013, pas të cilit menjëherë u ekstradua në Maqedoni. Paraprakisht, për rastin e njëjtë, ai ishte i arrestuar dhe i lëshuar të mbrohet nga liria nga autoritetet e Republikës së Serbisë.

 

Print Friendly, PDF & Email