Dosje Kumanovë: Dy vite nga lufta e “vogël” e përgjakshme!

Kaluam dy vite nga 9 dhe 10 maji të vitit 2015, ku në rrethana ende të pasqaruara u vranë tetë, ndërsa u plagosën tridhjetë e tetë ( ipas disa informatave pesëdhjetë!) anëtarë të njësive policore në këmbim zjarri të përgjakshëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ngjarja që shkaktoi shqetësim të madh te qytetarët e Maqedonisë, ende ngjall dyshime dhe kujtime të rënda. Sipas disa analizave, ky ishte akt terrorist, edhe pse pothuajse të gjithë nga nëntë të akuzuarit i refuzojnë këto akuza, duke pretenduar se kanë qenë të manipuluar.

“Ishim të shfrytëzuar për qëllime politike dhe nuk jemi as të parët as të fundit që jemi të shfrytëzuar për qëllime të njëjta”, deklaroi njëri nga të akuzuarit, Nasuf Beqiri, vitin e kaluar. Ai dhe i pandehuri Rufki Dogani pretendojnë se kanë qenë të manipuluar. Beqiri, gjithashtu, kërkoi që rasti të zbardhet nga BE dhe SHBA, duke këmbëngulur se nuk do të pranojnë asnjë faj.

Të akuzuarit gjykohen për terrorizëm dhe rrënim të rendit kushtetues, vepra për të cilat dënimi është 8 deri 10 vite burg, ose burg i përjetshëm. Mirëpo, njëkohësisht, disa nga të akuzuarit pretendojnë se kanë qenë të torturuar në burg. Edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti e pohoi këtë me deklaratën e tij: “ Këto nuk janë konstatimet e mia, por bëhet fjalë për dëshmi verbale dhe materiale”.

CIVIL – Qendra për Liri kërkoi nga MPB dhe institucionet përkatëse t’i lejojnë Mehmetit t’i vizitojë të burgosurit. Gjithashtu, për Civilin ishte  fakti papranueshëm  që në fillim, MPB deklaroi se “janë vrarë 14 terroristë”, dhe mandej Prokuroria të del me numër prej 10 sulmues të vrarë. Civili reagoi  për joprofesionalitetin e MPB dhe të institucioneve, si dhe për jotransparencën dhe mbylljen para opinionit dhe mediave. Transparenca e këtillë kontribuoi që qytetarët ta humbin besimin në policinë.

Përveç spekulimeve se DSK e Maqedonisë është e lidhur me organizimin e tërë ngjarjes, është interesant fakti që ky konflikt, i cili pati tendencë të rritet në ndëretnik, u paraqit pikërisht në kohën kur në opinion u lëshuan “bombat” e para të Zoran Zaevit.

Avokati Naser Raufi, mbrojtësi i të akuzuarve për Lagjen e Trimave, në një nga dëgjimet deklaroi: “Derisa për faktet vendosëse, ne vlerësojmë se ka një gjenezë, do të thotë ka lidhshmëri të ngjarjeve dhe “Lagjia e Trimave” – me “bombat”, me bombt e ashtuquajtura, bisedat e përgjuara. Unë dhe të akuzuarit jemi të bindur se me këto ngjarje duhej të defokusohet opinioni  nga bisedat e përgjuara”.

Ekipi i Civilit, bashkë me Josip Juratoviq, deputet në parlamentin gjerman dhe lider i shuqr sindikal në Gjermani, më 16 maj e vizitoi Lagjen e Trimave dhe bisedoi me banorët e goditur nga sulmi i armatosur i papritur mbi shtëpitë e tyre.

Me Juratoviq biseduam për përshtypjet e tij të para pas bisedat me banorët lokal dhe inspektimit të dëmit.

Ajo që na la përshtypje gjatë vizitës ishte se njerëzit ishin të mllefosur. Dlmi material do të kompenzohet, por frika e përjetuar dhe tentimi i rrënimit mbi vija etnike, bashkëjetesës se ndërtuar me vite, janë plagë që do të shërohen rëndë.

Në muajin shkurt të vitit 2016, Naser Raufi kërkoi që rasti të merret nga Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës, por kërkesa e tij u refuzua nga gjykata.

Në Lagjen e Trimave u rrënuan 68 shtëpi nga granatimet, dhe nëntë muaj pas ngjarjeve tragjike, një pjesë e familjeve ende qëndrojnë në shtëpitë e familjarëve ose nën qira. Për një pjesë të familjeve, kjo gjendje edhe pas dy vitesh nuk ka ndryshuar.

Në Kumanovë më 9 maj të vitit 2016 u mbajt marsh protestues me të cilin u shënua përvjetori  i ngjarjeve më 9 dhe 10 maj, të vitit të kaluar. Kolonë prej 200 qytetarëve kaluan nëpër rrugët e Lagjes së Trimave dhe para ambulancës “Tode Mendoll”, ku presidenti i bashkësisë lokale Shaban Demiri, mbajti fjalim në të cilin e përkujtoi banorët se edhe përskaj tentimeve  të krijohet ndeshje ndëretnike, në ndeshjen kanë qenë viktima të gjithë. Dhe, se kjo i ka afruar edhe më tepër.

Gjithashtu, Demiri përkujtoi se shumë familje shtëpitë e të cilave u shkatërruan, ende jetojnë nëpër farefis dhe miqë, ose me qira, ndërsa mjetet për mbulimin e dlmit material ende nuk i kanë pranuar. Vetëm një pesë e vogël e tyre, me mjete individuale kanë arritur ti riparojnë shtëpitë e tyre.

Këtë vit ende janë aktuale pyetjet: Çfarë në të vërtetë ndodhi në Kumanovë? Kush është fajtor përvrasjene tetë policëve? Cilat ishin motivet? Vallë DSK paraprakisht e ka ditur për grupin dhe nëse pom pse ka lejuar të vjen deri te dhuna e armatosur? Kur do të ketë zgjidhje gjyqësore për “Lagjen e Trimave”?

Dhe nëse çdo dëgjim zhvillohet pas dyerve të mbyllura, kur do të informohen familjet e policëve të vrarë nëse kishte mundësi të parandalohet 9 maji i përgjakshëm i vitit 2015?

Sot në Lagjen e Trimave nëm Kumanovë, shtëpitë janë të rinovuara. Rrugët gjithashtu. Ndonjë gjurmë nga plumbat nëpër shtëpitë e braktisura, janë dëshmitarët e vetëm se dikush atje, ka tentuar të shkaktojë luftë të “vogël” të përgjakshme.

Biljana Jordanovska

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish