JO torturës dhe dhunës, PO për të drejtat dhe liritë e njeriut

Dita ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura nga e gjithë bota shënohet si nevojë nga edukimi dhe ngritja e vetëdijes publike për seriozitetin nga lëndimet, por edhe ndërmarrja e veprimeve për parandalimin e torturës dhe dhunës.

Me qëllim që të nxiten viktimat e torturimit të mos jenë viktima të pazëshme por të guximshëm dhe të vendosur në luftën për të drejtat e tyre, por edhe në kërkimin e përgjegjësisë nga institucionet në marrjen e masave në luftën kundër dhunës dhe panjerëzisë, para më tepër se 30 vite Amnesty International nisi fushatën #StopTorture.

CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që njëkohësisht të jenë të zgjuar, dhe jo dëshmitarë të heshtur të dhunës dhe torturës.

Për fat të keq, Maqedonia ende nuk mund të lirohet nga dhuna dhe shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Civili e dënon ashpër çdo tentim të robërimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut përmes çdo forme të dhunës.

Pavarësisht nga trazirat dhe ngjarjet shoqërore dhe politike në vend, në vitin e fundit jemi dëshmitarë të joefikasitetit institucional nga i cili si pasojë shkaktoi që fëmijëttë jenë viktima të abuzimit seksual dhe dhunës, gazetarët të rrihen gjatë kryerjes profesionale të punës së tyre, qytetaret dhe qytetarëttë jenë viktima të çdo lloji torturimi mendor në luftën për realizimin e të drejtave të tyre demokratike, burgje në të cilat gjendja alarmante ende nuk është tejkaluar, qendra për fëmijë pa prindër që i detyrojnë fëmijët të ikin nga atje, gjuha e urrejtjes… janë vetëm një pjesë e vogël e rasteve të shënuara që tregojnë për praktikën e ndërtimit të shoqërisë përmes dhunës, e në emër të demokracisë.

Më 12 dhjetor të vitit 1997, me rezolutën 52/149, Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e shpalli 26 qershorin si Ditë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e viktimave të torturimit, me qëllim për çrrënjosje të plotë të torturimit dhe funksionimit efektiv të Konventës kundër torturë dhe çdo lloji të sjelljes ose veprimit degradues ose të panjerëzishëm ose dënim.

Tortura është vepër penale sipas ligjit ndërkombëtar, i cili i obligon të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nëse ndonjë shtet i ka ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, të luftojnë kundër praktikumit sistematik të torturimit. Me këtë, të gjithë ne, individualisht por edhe se bashkë jemi përgjegjës për shkallën e tolerancës  të panjerëzisë dhe sjelljes jonjerëzore dhe dhunës.

Për këtë arsye, t’i themi JO torturës dhe dhunës, dhe PO luftës për dinjitetin njerëzor dhe lirinë në të gjitha format.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish