Detaje të reja për shpenzimet në Komisionin shtetëror zgjedhor

Komisioni shtetëror zgjedhor, me vonesë të vogël nga afati i paraparë prej 30 ditëve për përgjigje në kërkesën e CIVILit për informata nga karakter publik, u përgjigj me tre dokumente të parashtruara që u referohen ankandeve publike, shpenzimeve rrugore dhe përfaqësimi i anëtarëve të KSHZ-së në periudhën prej 2016-2017.

Komisioni shtetëror zgjedhor për vitin 2016-2017 ka shpenzuar “vetëm” 16.533.705 denarë (268.840 euro) për furnizim të karrigeve, printerëve, softuerë dhe sistem për zërim.

Nga celularët, përveç telefonit celular Apple iPhone 7 plus – 128 GB Black, 5,5 inch i cili kushton 67.000 denarë, interesi më i madh i aparatëve mobil për nevoja zyrtare të anëtarëve të KSHZ-së janë Samsung Galaxy Note 8 NEË 2017, gold, 6,3 inch, nëntë aparatë, secili veçanërisht me çmim prej 58.000 denarë, gjegjësisht gjithsej 589.000 denarë (9.577 euro). Këta celularë janë furnizuar në vitin 2017. Në vitin 2016 janë harxhuar 496.956 denarë (8.080 euro) për dhjetë mobilë. Ajo vlerë është fantastike 1.085.905 denarë (17.657) për 20 mobilë, të harxhuar vetëm për një vit për anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor. Për krahasim, KSHZ ishte jashtëzakonisht “zemërhapur”, dhe paguajti rreth 9.000 euro, që t’ju ndihmoj nëntë komunave me llogari të bllokuara, që të jenë në mundësi të mbajnë zgjedhje lokale në vitin 2017. Vetëm për telefona mobil, tejet të rëndësishmit KSHZ-istë kanë shpenzuar dyfish më shumë. Skandaloze!

Investimi më i madh në periudhën 2016-2017 është përmirësimi softuerik i cili kushtoi 4.298.400 denarë (69.892 euro) e aktivizuar në prag të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në vitin 2016. Furnizimi është prej kompanisë iVote.

Anëtarëve të KSHZ-së në vitin 2016 dhe 2017 u është paguar gjithsej 313.329 denarë (5.094 euro) për mëditje dhe gjithsej 2.349.512 denarë (38.203 euro) për udhëtime zyrtare me veturë private, gjegjësisht 2.662.841 denarë (43.298 euro). Përsëri, shuma marramendëse të parave në këtë kategori shpenzime anëtarëve të KSHZ-s. Nëse shpenzimet janë indikator për vlefshmërinë, celularët dhe mëditjet janë njëlloj të rëndësishme si dhe përmirësimi softuerik i nevojshëm për zbatimin e proceseve zgjedhore. Së paku, t’i zbatonin zgjedhjet siç duhet, dhe njeriu të thotë – shpenzuan, por edhe punuan. Mbetet pyetja, vallë celularët ende janë zyrtare dhe në pronësi të KSHZ-së ose janë “privatizuar”. Kjo çështje u referohet edhe lap-topëve zyrtar dhe tjera “lojra” zyrtare.

Rregulloret kanë qenë pak a shumë bujare ndaj anëtarëve të KSHZ-së, dhe për përfaqësim në vitin 2016 kanë qenë të parashikuara 530.420 denarë (8.625 euro). Anëtarët e KSHZ-së, megjithatë, kanë shpenzuar pak më shumë edhe atë 545.298 denarë (8.867 euro). Nga të parashikuarat shpenzime përfaqësuese për vitin 2017, për anëtarët e KSHZ-së parashikohen “vetëm” 352.817 denarë (5.737 euro), por ata kanë qenë komod, dhe kanë harxhuar 403.884 (6.657 euro).

Ndoshta me vonesë vjen përgjigja nga KSHZ, por mu në kohë të shërbej si paralajmërim për anëtarët e ardhshëm të KSHZ-së, që ndoshta do të okupojnë pozita luksoze në KSHZ. Opinioni kishte të drejtë të dij, por ata informata i ishin të paqasëshme. CIVILi dhe pjesë e madhe nga opinioni vazhdimisht kërkonin nga anëtarët e KSHZ-së të mbahen në ligjin, ta mbrojnë të drejtën e votës që është e drejtë fundamentale njerëzore, por për kthim morën luksuzim i pa kontrolluar dhe shkelje serioze të ligjit dhe të drejtës së votës. Pa transparencë dhe pa përgjegjësi.

Kjo nuk është e gjitha!

Komisioni shtetëror zgjedhor nuk dha përgjigje në të gjitha pyetjet të cilat CIVILi për herë të dytë i pyeti sipas Ligjit për qasje deri te informatat publike. Herën e parë i pyeti ndërmjet dy rretheve zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2017, por pa sukses. Megjithatë, në atë kohë, nën presion të opinionit, KSHZ dorëzoi dorëheqje, ndërsa “bonuset i dhuroi në qëllime bamirëse”.

Opinioni edhe më tej nuk ka përgjigje në pyetjen për lartësinë e bonuseve të cilët ndërmjet veti i kanë shprëndarë anëtarët e pangopur të KSHZ-së. Nëse herën e parë kur CIVILi dhe opinioni nuk morën, por kishin të drejtë ligjore në ato, këtë herë morën vetëm pjesë nga e vërteta për sjelljen shkapërdare të KSHZ-së. Me siguri është e pa nevojshme të potencohet se ajo paraqet thyerje të ligjit.

Asgjë nga e gjithë kjo nuk ishte pengesë për komisionin parlamentar për emërime t’i dorëzoj dorëheqjet e KSHZ-istave në pikën të ndryshme dhe t’u shpërndaj apanazhe komode me nga rreth 1.000 euro, pa diskutim të mëtejshëm. Opinioni duhej të jetë i kënaqur nga dorëheqjet, ndërsa për keqpërdorimin e shumave marramendëse të parave dhe për punën e kryer keq, nuk ka asnjë fjalë. Të mos flasim për informatat që mbetën të fshehura nga sytë e opinionit dhe ashtu lanë hapësirë për dyshime më serioze për keqpërdorimet në këtë institucion i obliguar për zbatimin e proceseve zgjedhore dhe mbrojtje të të drejtës fondamentale njerëzore – e drejta e votës.

Të rikujtojmë, shteti nga dhjetori e këndej është pa KSHZ, me shërbim profesional për të cilin nuk dihet se çka punon saktësisht, përveç që akoma trajnohet për punë për të cilët që moti duhej të jetë e trajnuar. Ende pritet për formim të KSHZ-së, deri sa të sjellën ndryshimet në Kodin zgjedhor, me referendum për emrin dhe zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, derisa kornizat kohore edhe më shumë ngushtohen.

Biljana Jordanovska


Kushte për përdorim, të drejta autoriale dhe mbrojtje të privatësisë

Marrja e përmbajtjeve nën kushte të ndryshme nga të theksuarat nuk lejohet, përveç me leje të shkruar nga CIVILi. Lëndimi i të drejtave autoriale është e ndaluar me ligj.

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: Macedonian