CIVILI me konferencë “Po Vijnë të Gjlebrit”

Konferenca “Po vijnë të gjelbrit!” në organizim të CIVILit do të mbahet  të premten, më 25 tetor në hotelin “Porta” (Aerodrom) nga ora 12 deri 14. Në konferencë janë të ftuar organizata dhe iniciativa qytetare, institucione në nivel nacional dhe lokal, media dhe të gjithë qytetare(ë)t e interesuar.

Maksim Dimitrievski dhe Mitko Jançev, kryetarët e komunave Kumanovë dhe Kavadar, Arta Toçi, deputete në Kuvendin e RMV, Arianit Xhaferi, Eko Guerilla, Vanço Ordanoski, IT ekspert, Danica Pavllovska -Cigi, eksperte për arkitekturë dhe planifikim hapësinor, Xhabir Deralla, Diana Tahiri dhe Biljana Jordanovska nga CIVILi janë folësit në pjesën e parë të konferencës, e të cilët janë të konfirmuar deri sot.

Në konferencë do të bëhet fjalë për sfidat dhe mundësitë në fushën e vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit, si dhe për lidhshmërinë dhe pandashmërinë e ndërsjellë, për të cilat angazhohet CIVILi. Më tej, gjetjet CIVILit nga puna në terren, vlerësimet, analizat dhe rekomandimet për kategori të ndryshme në shtet dhe në shoqëri, do të jenë pjesë e agjendës së konferencës.

“Është me rëndësi të kuptohet se kur flasim për vlerat e gjelbra, kjo nuk nënkupton vetëm mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, drejtësi sociale dhe ekologjike, mirëqenie ekonomike dhe ekologjike, barazi dhe anti – diskriminim. Të gjelbrit vijnë në çdo cep të botës. Maqedonia e Veriut duhet të kyçet në trendët dhe proceset globale” – thonë nga ekipi organizues i konferencës.

Kjo konferencë ka për qëllim të promovojë vlera të gjelbra të cilat i përfshijnë dhe janë në unitet me temat lidhur me drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin.

Organizata, në strukturën e saj bashkon më tepër njësi organizuese, mes të cilëve edhe CIVILI i Gjelbër, e formuar në vitin 2009. CIVILi ekziston nga viti 1990. Në statutin dhe programin organizata i përmban edhe Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut, vlerat evropiane dhe të gjelbra dhe i praktikon në të gjitha aktivitetet dhe projektet. Këtë vit, më 25 nëntor, CIVILi shënon 20 vite nga formimi.

Ekipi i CIVILit për komunikim

 

Print Friendly, PDF & Email

This post is also available in: MacedonianEnglish